Bujar Leskaj publikon shifren tronditese, KLSH gjeti 6.2 miliarde euro shperdorime ne...

Bujar Leskaj publikon shifren tronditese, KLSH gjeti 6.2 miliarde euro shperdorime ne 8 vjet

446
0
Shares

Në 8 vite në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj pak ditë përpara largimit nga posti I kreut të këtij institucioni ka publikuar dëmin ekonomik që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga auditimet e ushtruara përgjatë viteve 2012-2019.

Sipas KLSH shkeljet e konstatuara përgjatë këtyre viteve  kapin shifrën alarmante 6.2 miliardë euro. Konkretisht KLSH ka konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhurat dhe shpenzimet e kryera me dëm ekonomik në shumën 2 miliardë euro. Gjithashtu shkelje janë konstatuar edhe në keqmenaxhimin e fondeve të programuara si dhe shkelje të disiplinës buxhetore lidhur me likujdimin e shpenzimeve në shumën 4.2 miliardë euro.

Në krahasimet që KLSH ka bërë thotë se në vitet 2012-2019 dëmi ekonomik është 5.4 herë më i lartë se dëmi ekonomik I zbuluar në vitet 2002-2011 I cili llogaritet 47.4 miliarde leke. Në lidhje me kallzimet penale dhe personat e kallëzuara penalisht  në 8 vitet e fundit sipas KLSH numri është 2 herë i madh krahasuar me periudhën 2002-2011.balkanweb.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY