Veliaj con fabriken e bitumit ne Krrabe, pronari i tokes kercenohet

Veliaj con fabriken e bitumit ne Krrabe, pronari i tokes kercenohet

125
0
Shares

Fillimisht u ngrit në Pezë Helmë ndërsa më pas si pasojë e denoncimeve të banorëve të zonës, bashkia e Tiranës e çmontoi por nuk hoqi dorë prej projektit. Bëhet fjalë për fabrikën e Bitumit e cila u rikthye në jetë në një tjetër zone duke mbajtur larg median duke mos dhënë informacion dhe duke mos lejuar filmimin e pamjeve. Me urdhër të Veliajt është vendosur që fabrika e bitumit të vendoset në një tokë ku nuk është pyetur pronari i saj. Pronari i tokës, Besim Velija tregon se nuk është pyetur nga askush madje edhe më keq është kërcënuar. Ai kërkon të hetohet për vendosjen e fabrikës ndërsa shprehet se po përpiqen t’i marrin pronën. Pa dakordësinë e banorëve dhe në pronën e një personi që po ashtu nuk është dakordësuar me projektin, bashkia e Tiranës vendosi që fabrika të rindërtohet në Krrabë.

Besim Velija për mediat:

Kemi fituar në 2013 pronësinë. Për arsye që nuk ka funksionuar Komisioni i Kthimit të Pronave, në 2018 Komisioni i Kthimit të Pronave na ka kaluar në apel. Këto nuk po njohin as gjykata, shkelin vendimet e gjykatës. Unë kërkoj që të heqin dorë nga prona, ma kanë pushtuar pronën pa të drejtë. Janë munduar me të gjitha format, me forcë. Administratori ka interesat e veta personale.

Ai rrëfen se si pronar i truallit nuk është pyetur nga askush madje është kërcënuar.

Absolutisht madje na kanë sjellë edhe njerëz për të na dhunuar me forcë. Kemi bërë disa denoncime në Policinë e Shtetit. Ata i kanë marrë të gjitha informacionet e mia që i kam me dokument pronësie edhe me prokurorinë. Si përfundim nuk është bërë asgjë.

Me vendim të Gjykatës së Rrethit gjyqësor, bashkëshortja e tij ka fituar vërtetimin e faktit të trashigimisë por pas apelimit të vendimit nga Agjensia e Trajtimit të Pronave, kjo çështje pritet të gjykohet sërish nga Gjykata e Apelit Tiranë.

Pasi fabrika e bitumit u vendos në Krrabë, banorët kanë kërkuar që prokuroria të hetojë për rastin pasi po u rrezikohet jeta e familjeve të tyre dhe insistojnë që ajo të hiqet nga zona.oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY