Rama tregon pse beri sherr me kryetarin e bashkise se Vlores

Rama tregon pse beri sherr me kryetarin e bashkise se Vlores

363
0
Shares

Kryeministri Edi Rama konfirmoi publikisht debatin e fortë me kreun e Bashkisë Vlorë, Dritan Lelin ne një intervistë për televionin “6+1 Vlora”

Rama ka thënë se ka zhvilluar një takim në Zvërnec dhe ka debatuar me Lelin, pasi ai nuk kishte dëgjuar bizneset në atë zonë dhe kishte krijuar pakënaqësi. Rama tha se nuk është i kënaqur me kreun e Bashkisë dhe kërkoi që ai të punonte më shumë dhe të ketë më shumë komunikim me qytetarët.

Kemi pasur një debat dhe kemi vënë pikat mbi I, për gjithçka që mund të kemi për të përmirësuar. Unë nuk jam i kënaqur me asnjë dhe me as për punën time dhe nga Dritani në këtë rast që duhet të punojë më shumë. Unë kam respekt për të, për shumë çka, por duhet të punojë akoma më shumë”, tha Rama.

I pyetur për sondazhet në Vlorë, ku thuhet se PS ka pësuar rënie, kreu i qeverisë u shpreh se duhet punuar më shumë dhe puna të përmbysë sondazhet.

Nuk është çështja individi, e Dritani, por e një bashkie të tërë që duhet të përmirësojë të gjitha askpektet e performacës së saj dhe duhet të ndërtojë një marrëdhënie më të afërt dhe më komunikuese me qytetarët që kanë shumë halle. Populli ka një shprehje që thotë ‘nëse nuk ma zgjidh dot hallin të paktën ma qaj”, – tha ai.

Rama zbuloi të tjera pakënaqësi për Lelin dhe Bashkinë e Vlorës dhe tha se mbështetjen e komunitetit nuk duhet ta marrë sikur e të fituar në çdo kohë.

Një skuadër që synon të fitojë është e dënuar që të jetë më shumë kritike dhe të kërklojë më shumë nga vetja. Kjo vlen për mua, për të gjithë dhe për Dritanin dhe ai duhet të bëjë më shumë. Dritani e ka mbështjen ton, ka potencial, pasi dhe mbështetjen e komunitetin e ka, por kjo nuk duhet marrë si një mbështetje që është aty dhe nuk duhet punuar me komunitetin”, – u shpreh kreu i qeverisë.

Në fund, Kryeministri i dha dhe një mesazh kryebashkiakut se çështja nuk është tek fitorja, por se sa thellë fitohet.

Ne nuk duhet ta marrim Vlorën që çfarë do të bëjmë e marrin sërish. Nuk është çështja të fitojmë, por sa thellë fitojmë. Ndërsa nga pikëpamja morale është se sa ua kthejmë ne njerëzve këtë mbështetje dhe nga qëndrimi mbi kokë të halleve dhe të qëndrojmë sa më afër njerëzve”, – përfundoi Rama.

Më herët u raportua se kreu i qeverisë ka pasur një debat me kryebashkiakun, Dritan Leli. Rama ka shprehur hapur pakënaqësitë e tij ndaj Lelit, përfshirë dhe sjelljen ndaj bizneseve të zonës. Sipas zerave afer sherrit, Rama i ka thene Lelit se te mora nga hici. Sic ndodh zakonisht ne kete vend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY