KUJTESA/ Si u realizua kthimi i Familjes Mbretërore shqiptare ne atdhe

KUJTESA/ Si u realizua kthimi i Familjes Mbretërore shqiptare ne atdhe

282
0
Shares

*Nga Ekrem Spahiu

(me rastin e 18 vjetorit28 qershor 2002)

Megjithëse diktatura komuniste ra si regjim në pranverë të vitit 1991 dhe në Shqipëri nisi të ngrihej një sistem demokratik, Familja Mbretërore shqiptare ende nuk lejohej të kthehej nëatdhe nga pushtetarët e kohës. Asokohe politika gjente justifikim në absurditetin e mbajtjes në fuqi të vendimit të udhëheqjes komuniste në Kongresin e Përmetit, të 24 majit 1944, ku i ndalohej Mbretit Zog dhe Familjes Mbretërore kthimi në Shqipëri”. Por arsyeja e vërtetë dihej se cila ishte... Familja Mbretërore, personaliteti i Mbretit Leka, mund të ndryshonte shumë gjëra në skenën politike, madje mund ta përmbyste statusquo-në e dakordësuar. Droja ndaj këtij faktori madhor politik ishte e prekshme, qoftë në artikulimet publike të politikës së kohës, qoftë në frymën e përgjithshme që sundonte e kontrollonte median. Në fillimvitet ’90-të nuk u lejua madje as veprimtaria politike e Partisë së Legalitetit në atdhe. Aprovimi i PLL-së u bë rreth 15 muaj mbas lejimit të partive politike nëvend.

Sot, në distancën e kaq shumë viteve, kthimi i Familjes Mbretërore shqiptare, mund të duket si një proces i natyrshëm, e pa ndonjë ngarkesë të posaçme, por siç do ta shtjellojmë mëposhtë, nuk ka qenë aspak e lehtë. Ky kthim u bë i mundur si rezultat i kombinimit të një përpjekjeje madhore të faktorit mbretëror/legalist në Shqipëri, ndërhyrjes së miqve ndërkombëtarë të Mbretit Leka e gjithashtu edhe rrethanave tëbrendshme, që luajtën një rol gati vendimtar në një pikë tëcaktuar.

***

Mbreti Leka, – që ishte larguar foshnje dy ditësh nga Shqipëria,më 7 prill 1939 nga pushtimi fashist dhe që gjithë jetën e tij ia kishte kushtuar atdheut e kombit, me rënien e diktaturës, donte sa më parë të kthehej në Shqipëri, por e kishte të pamundur për shkak të koniukturave të kohës. Por Ai nuk mund të rrinte duarkryq e të priste për shumë vite. Në koordinim dhe membështetje nga faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë, të interesuar edhe për të testuar demokracinë në Shqipëri, Mbreti Leka vendos që në momentin më të përshtatshëm thjesht të vijëdhe vizitojë Shqipërinë.

Rast i volitshëm u konsiderua 50-vjetori jubilar i krijimit të O.K.L.L, (Organizata Kombëtare e Lëvizjes së Legalitetit) në kongresin e Zall-Herrit. Më 21 nëntor 1993 bëheshin 50 vjet nga kjo ngjarje e rëndësishme për lëvizjen mbretërore në Shqipëri.Kjo datë u konsiderua si oportune që Mbreti Leka të kthehej në atdhe për herë të parë që prej largimit në 7 prill 1939.

Kështu, më 19 nëntor 1993, rreth orës 16:00, me një avion të posaçëm, mbërrin në Rinas Mbreti Leka, i shoqëruar nga stafi ivet, shqiptarë dhe të huaj. Pas kryerjes së procedurave të hyrjesnë aeroport, niset drejt Tiranës dhe akomodohet në suitën 214 të Hotel “Dajti”.

Lajmi i mbërritjes së Mbretit në Tiranë u përhap si rrufe nëgjithë vendin. Mijëra mbretërorë, nga të katër anët, udhëtojnëpër gjithë natën dhe, në orët e para të mëngjesit, ishin para Hotel “Dajti”, përgjatë bulevardit e deri te Pallati i Kongreseve. Këtu, në sallën e madhe të kësaj ndërtese, në ora 10:00, do tëkremtohej 50 vjetori i O.K.L.L. por në thelb do të realizohej takimi i ëndërruar me Mbretin Leka.

Të alarmuar nga interesimi i jashtëzakonshëm i mbretërorëve për tu takuar me Mbretin, pas mesnate, rreth orës 03:00, funksionarë të lartë të SHIK-ut dhe Policisë së Shtetit, shkojnë në Hotel “Dajti” dhe kërkojnë kthimin në Rinas dhe largimin e Mbretit nga Shqipëria, për shkak të “problemeve” me “dokumentet e udhëtimit dhe armatimeve personale”.

Për të evituar ndonjë përplasje të mundshme mes mbretërorëve dhe policisë, Mbreti Leka respekton “kërkesën e zyrtarëve tështetit dhe, ora 08.30, del nga hoteli, niset për në Rinas dhe largohet nga atdheu, pa mbushur 18 orë. Ky ishte largimi i dytëtraumatik pas atij të 7 prillit 1939.

***

Vjen viti 1997. Në një moment shumë të vështirë për Shqipërinëdhe popullin shqiptar, partitë politike, në marrëveshjen e 9 marsit 1997, për të përfituar nga kredibiliteti që kishte Mbreti nga jugu në veri të vendit (socialistët nuk mund të shkonin nëveri, ndërsa demokratët nuk mund të shkonin në jug), lejuan kthimin e Mbretit Leka I në atdhe”, madje edhe zhvillimin e referendumit për formën e regjimit. Mbreti mbërriti në Shqipëri për herë të dytë më 12 prill 1997, duke përdorur po ato dokumente udhëtimi si në 1993.

Referendumi do të zhvillohej më 29 qershor 1997, në të njëjtënditë me zgjedhjet parlamentare. Mbreti zhvilloi një fushatëshumë dinjitoze në mbarë vendin dhe fitoi referendumin me votën e shqiptarëve.  Politika e kohës, e befasuar nga rezultati surprizë, urdhëronte KQZ-në, të mos shpallte fitoren e Monarkisë dhe të zgjaste procesin e numërimit, deri sa tëmanipulonte votat pro Republikës. Përballë këtij manipulimi tëhapur, mbështetësit e Mbretit që votuan pro Monarkisë,vërshuan në një tubimproteste sheshin “Skënderbej” dhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kërkuar shpalljen e rezultatit. Policia ndërhyri me armë për të shpërndarëprotestuesit, duke vrarë njërin prej tyre dhe plagosur shumë të tjerë. Prokuroria urdhërohet të nisë hetimet, duke e akuzuar Mbretin Leka “Për organizim e grumbullim të manifestimit të paligjshëm për rrëzimin e rendit kushtetues dhe armëmbajtje pa leje”.

Mbreti Leka, për të evituar konfliktet e provokacionet, fiks pas tre muajsh detyrohet të largohet përsëri nga atdheu më 12 korrik 1997, me premtimin se ishte i gatshëm të kthehej në momentin që do ta kërkonte populli shqiptar.

***

Një nga prioritetet kryesore të Partisë “Lëvizja e Legalitetit”, ka qenë kthimi i Familjes Mbretërore në atdhe. Momenti i parë,shumë i rëndësishëm, i këtij procesi, ishte hartimi dhe firmosja enjë rezolute në 04.06.1998 nga kryetarët e të gjitha partive (tëdjathta dhe qendrës së djathtë) opozitare parlamentare dhe joparlamentare, ku ndër të tjera kërkojnë: “…i bëjmë thirrje Mbretit Leka I për t’u kthyer në atdhe, pasi edhe procesi gjyqësor i ngritur ndaj tij është një farsë politike e koalicionit tëmajtë”.

Ndërkohë vjen dhe momenti më i mirë për ta realizuar kthimin e Familjes Mbretërore në atdhe. Në vitet 2001-2005, Partia “Lëvizja e Legalitetit” ishte në pikun e fuqisë së saj politike dhe me një kredibilitet të madh në elektorat, jo thjeshtë se ishte parti parlamentare, por edhe për shkak të qendrimeve të mbajtura dhe kompaktësisë së grupit parlamentar. Shkurt, PLL ishte faktor real në politikën shqiptare.

Me nismën e grupit parlamentar të PLL, në pranverën e vitit 2002, filloi përgatitja e infrastrukturës së duhur institucionale për kthimin e Familjes Mbretërore në atdhe. Pas një lobimi tëfuqishëm me drejtuesit e partive parlamentare, u arrit njëmarrëveshje politike ku kryetarët e 9 grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, më 17 qershor 2002, firmosën një dokument të përbashkët, ku ndër të tjera shkruhej: ”Duke respektuar Familjen Mbretërore Shqiptare, jemi të bindur se respektojmë themelimin e shtetit modern shqiptar nga Mbreti Zog I. Me kthimin e Familjes Mbretërore në atdhe, merr fund njëpadrejtësi e shkaktuar nga pushtimi fashist dhe diktatura komuniste”.

Deklarata e grupeve parlamentare u shoqërua me kërkesën e 74 deputetëve firmëtarë (nga 140 që kishte Kuvendi), ku kërkohej: “Ne, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të mbështetur nëvlerësimin që kemi për historinë e Shtetit Shqiptar dhe vazhdimësinë e tij juridike, si dhe në zhvillimet e sotme demokratike, paraqesim kërkesën tonë që Nëna MbretëreshëGeraldina dhe Familja Mbretërore Shqiptare të vijnë e të jetojnëpërgjithmonë në Shqipëri”.

Pse duhej firma e 74 deputetëve?

Partia Socialiste kishte mazhorancën dhe drejtonte Qeverinë dhe Kuvendin, ndërsa opozita kishte gjithsej 53 deputetë. Mbreti Leka vazhdonte të ishte nën akuzë për ngjarjen e 3 korrikut 1997dhe vazhdonte procesi farsë i seancave gjyqësore. Në këto kushte pasigurie, për të shmangur votimin në Parlament kumund të kishte rrjedhje votash, me shumë negocime u arrit tëmerren 74 firma = 52.9% të numrit të deputetëve të Kuvendit, duke e bërë të panevojshëm një votim formal.

Edhe pse kanë kaluar shumë vite, në cilësinë time si ish-deputet e kryetar grupi, por edhe si ish-kryetar i PLL, gjej rastin tërifalenderoj të gjithë deputetët firmëtarë për atë akt politik epatriotik, por edhe njerëzor njëherësh.

Pas kësaj arritjeje të madhe politike, Partia “Lëvizja e Legalitetit” me gjithë strukturat e saj, filloi organizimin dhe përgatitjet për një pritje dinjitoze të Familjes Mbretërore. Më 28 qershor 2002, ditë e premte, që në orët e para të mëngjesit kishin ardhur në Tiranë me mijëra legalistë dhe qytetarë të ndryshëm nga të gjitha rrethet e Shqipërisë dhe trevat shqitare. Nisja e organizuar për në Rinas u bë nga sheshi “Nënë Tereza”. Në aeroportin “Nënë Tereza”, atmosfera ishte e jashtëzakonshme – festë kombëtare.  Me flamuj kombëtarë dhe të Legalitetit, me pankarta në duar, me kostume të larmishme kombëtare, nën muzikën e orkestrës frymore dhe asaj popullore, me këngë e valle, të pranishmit festonin dhe i uronin mirëseardhjen Familjes Mbretërore në atdhe.

Në ora 11.15, ulet në Rinas avioni “Boeing 727″ i kompanisë“Million Air”, që transportoi nga aeroporti Lanceria i Johanesburgut, Familjen Mbretërore Shqiptare të përbërë nga: Nëna Mbretëreshë Geraldinë, Mbreti Leka I, Mbretëresha Suzan, Princi trashëgimtar i kurorës Leka II dhe Kontesha Virxhinia (motra e Nënës Mbretëreshë Geraldinë).

Mbreti Leka, sapo zbriti në Rinas u shpreh për mediat e shumta: “Dua të falënderoj popullin shqiptar, shtetin shqiptar që na dha këtë rast me u kthye në atdheun tonë”.

Karvani i gjatë i makinave të simpatizantëve të mbretërisëshoqëroi nga aeroporti “Nënë Tereza” e deri në Tiranë, pjesëtarët e Familjes Mbretërore, që përshëndeteshin nga qytetarët e shumtë të vendosur përgjatë gjithë rrugës. Ekzaltimi arriti kulmin kur Familja Mbretërore mbërriti në Vilën Nr. 4 dhe pjesëtarët e familjes zbritën nga makinat për tu akomoduar nëkëtë rezidencë, që ishte fill pas Hotel “Rogner”, 100 metra larg selisë së qeverisë shqiptare dhe një ndër më modernet ndërtesa në kryeqytet.

Kështu, pas 63 vitesh mërgimi të detyruar nëpër vende të ndryshme të botës, Familja Mbretërore shqiptare u kthye përfundimisht në atdhe me të gjitha nderimet e duhura, ashtu sikurse e meritonte, jo thjeshtë për kontributet e jashtëzakonsheqë kishte dhënë për shtetin dhe kombin shqiptar, por edhe për tëardhmen e shqiptarëve./DRONI.al

* ish deputet & kryetar i PLL-së

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY