KOMENT/Ne Prishtine si misionar i Beogradit!

KOMENT/Ne Prishtine si misionar i Beogradit!

120
0
Shares

Nga Sali Berisha

Miq, mediat njoftojne se Esad Toptani i ri, duke shfrytezuar situaten pas aktakuzes se prokurorise se Gjykates Speciale te Hages ndaj presidentit te Kosoves dhe kryetarit te PDK, zoterinjve Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, do shkoje me dt 1 korrik ne nje vizite blic ne Prishtine per ti ulur ne nje tryeze te perbashket apo qofte dhe per ti takuar veças te gjithe lideret e Kosoves dhe per te paraqitur veten keshtu para botes ashtu siç do dhe Beogradi, si patron apo “big brother” i tyre.

Ky akt ne vetvete eshte nje sulm i ri ne nje dite te veshtire ndaj Kosoves.

Miq, Edi Rama shkon ne Prishtine si nje provokator sepse vet ai eshte sot pas Enver Hoxhes sinonimi me i shemtuar i perçarjes kombetare.

Per kujtese:

1-Edi Rama ne shtator te vitit 2013, ende pa marre votbesimin ne parlament dhe pa bere betimin si kryeminister, shkon fluturimithi ne Prishtine dhe ne fjalen e tij perçarese ne parlamentin e Kosoves detyroi te braktisin sallen e tij deputetet e LDK, partise politike qe themelou shtetin e Kosoves.

2-Edi Rama gjate ketyre 7 viteve ka ofenduar dhe share me gjuhen e nje halabaku ordiner pothuaj cdo udheheqes politik te Kosoves per motivin e vetem se ata nuk kane pranuar te mbeshtesin sherbesat e tij ndaj Beogradit ose kane reaguar ndaj deklaratave te tij kunder Kosoves dhe qendrimeve te lidershipit te saj.

3-Ai eshte njeriu qe per llogari te Beogradit ndezi ne menyre te pabesueshme midis Tiranes dhe Prishtines luften e ftohte per ti dhene mundesi padronit te tij qe lideret dhe shqiptaret te Kosoves ti paraqesi si “shqiptarci” te ligj, si njerez qe kane zbritur nga mali dhe qe jane “ dru me pre” ne kontrast me “albanci” te mire te Tiranes, me te cilet “nema problema” dhe se ma ta mirekuptohemi mire e bukur.

4-Edi Rama apo Zografi Bis eshte kryeministri i vetem ne bote qe ka ngritur padi ne gjykate kunder kryeministrit te nje vendi tjeter siç ka bere ai kunder ish kryeministrit ne detyre te Kosoves Ramush Haradinaj.

5-Edi Rama alias Esad Toptani i Ri eshte njeriu qe promovoi se bashku me Miladinin shqipfoles dhe Baton Stanishiqin, madje duke e paraqitur edhe si te tyre, projektin e Vuçiçit per Serbine e Madhe me “shkembim territoresh”, vetkuptohet sipas rregullit te ujkut dhe qingjit.

6-Edi Rama pas deshtimit te turpshem historik ne Samitin e Berlinit te projektit te Serbise se Madhe “me shkembim territoresh”, de fakto ndarje te Kosoves, me urdher te padronit te tij do firmoste projektin e ri te Serbise se Madhe, traktatin famezi te Novi Sadit me 720 nene, me te cilin Aleksander Vuçiç fshinte nga harata republiken e Kosoves dhe perfshinte Shqiperine si nje republike te re te Mini apo Jugosllavise se re.

7- Ai edhe para firmosjes se traktatit famezi te Novisadit eshte njeriu qe fliste per autostraden Nish-Durres sikur Prishtina nuk ekziston si epiqendra e ketij aksi qe tejshkon Kosoven nga kufiri me Shqiperine ne kufirin me Serbine.

Kete “harrese” te qellimshme e bente sepse ia kerkonte padroni i tij Vuçiç per te cilin Prishtina nuk ekzistonte si kryeqytet i nje vendit te pavarur.

8- Pas firmosjes se traktatit antikombetar te Novi Sadit, Zografi bis se bashku me padronin e tij pozoi dhe vendosi ne FB e tij por edhe ne tekste shkollore per promovim harten e Mini Jugosllavise de fakto Serbise se Madhe, ne te cilen Kosova nuk ekzistonte si shtet i pavarur.

9- Per te shitur projektin e ri te Serbise se Madhe, Vuçiç me Edi Ramen organizuan ne Tirane samitin antishqiptar te nismes se Mini Jugosllavise ne te cilen shnderruan Tiranen ne kryeqytetin e sulmeve me te egra kunder Prishtines.

Tani qe eshte diskretituar perfundimisht para botes, por”shyqyr qe ra ky mort e u pame”, ai me viziten e tij blic ne Prishine perseri ne dem absolut te Kosoves kerkon

te paraqitet si “big brother” per interesa te Vuçiç dhe per Perendimin si njeriu qe “ leviz telat ne Prishtine”. Ne te dy rastet ai synon te demtoje rende Kosoven, perfaqesimin e saj nderkombetar si shtet i pavarur.

Miq, meqe Edi Rames keto kohet e fundit i kane hyre ne shpirt fantazmat e tragjedive te Shekspirit, po i rikujtoj me kete rast dy vargje te gjeniut te pavdekshem qe i pershtaten plotesisht vizites se tij blic ne Prishtine: “ti shpirt katran, shpirt i mekates ç’tu desh qe erdhe ne mes te nates”!

Duke perfunduar, dua ti them me kete presidentit te serbomadhise, Aleksander Vuçiç, se loja jote me argate shqipfoles si Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiqi eshte loje e rrezikshme por kryekeput e deshtuar.

Sikunder dua ti perseris edhe njehere Esad Toptanit te ri se per aktet e tradhetise se larte kombetare, qendrimet armiqesore ndaj Kosoves dhe kombit shqiptar te pret fundi i tmerrshem qe historia u rezervon tradhtareve te kombit. sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY