KLSH kallëzon në SPAK ish-kryetarin e bashkisë Finiq dhe dy zyrtarë, dëmi...

KLSH kallëzon në SPAK ish-kryetarin e bashkisë Finiq dhe dy zyrtarë, dëmi 77 milionë lekë

132
0
Shares

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion ish-kryebashkiakun e Finiqit Leonida Hristo dhe zy zyrtarë të tjerë, ish-përgjegjësin e sektorit të procedurave të prokurimit dhe ish-përgjegjësin e sektorit juridikkanë.

Sipas KLSH këta tre ish-zyrtarë i kanë shkaktuar shtetit një dëm me vlerë 77 milionë lekë.

“Zyrtarët e kallëzuar penalisht kanë shkaktuar dëm ekonomik 77 milionë lekë. Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi”, thuhet në njoftimin e KLSH-së.

Njoftimi i plotë: Kontrolli   i   Lartë   të   Shtetit,   në   zbatim   të   programit   të   tij   të   auditimit   Financiar   dhe   tëPërputhshmërisë me nr. 1048/1, datë 24.12.2019, ka përfunduar auditimin në Bashkinë Finiq, përveprimtarinë nga data 01.01.2017 deri më 31.12.2019.Me   Vendimin   nr.   28,   datë   30.04.2020   të   Kryetarit   të   KLSH-së,   është   miratuar   RaportiPërfundimtar   i   Auditimit   dhe   me   shkresën  nr.   1048/13,   datë   04.05.2020,   me   qëllimpërmirësimin e gjendjes i janë rekomanduar Bashkisë Finiq, masa me karakter organizativ; masapër shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale  77 milion lekë,  përdorim tëfondeve publike pa Ekonomicitet, Eficencë dhe Efektivitet në vlerën 136.7 milion lekë  dhe tëardhura të munguara në vlerën prej 55 milion lekë.

Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimitpublik, kryesisht në përzgjedhjen e procedurës së prokurimi, vlerësimin e ofertave ekonomikeduke vepruar me dy standarte vlerësimi, përdorimit të sistemit SEP nga anëtarët e NJHDT dheKVO, administrimit të dokumentacionit fizik etj.

Për 12 (dymbëdhjetë) procedura prokurimi ku është konstatuar vendosje e kritereve jo nëpërputhje me objektin e prokuruar dhe zërat e preventivit të objektit, duke ulur numrin epjesëmarrësve në procedura.Për 14 (katërmbëdhjetë)  procedura të prokurimit për kualifikikim dhe shpalljen fitues pa tëdrejtë të operatorë ekonomik të cilët nuk plotësojnë kriteret e vendosura në DST, dukemos garantuar kryerjen me cilësi e sukses të kontratës, me pasojë përdorim të fondevepublike për investime, pa ekonomicitet, efiçencë dhe efektivitet në vlerën totale 136,713,771 lekë, në kundërshtim me kërkesat ligjore si dhe në shkelje të parimit të barazisë para ligjit.Për të gjitha procedurat e prokurimit është konstatuar se OE apo BOE pjesëmarrëse kanë qenë nëkushtet e mos plotësimit të dispozitave ligjore të LPP, pasi nuk plotësojnë disa nga kriteret eDST  dhe  në kushtet kur nuk ka  pasur  operator të  tjerë  pjesëmarrës  në garë, KVO duhet  tëanulonte procedurën/at dhe zhvillonte procedurë të re, duke analizuar shkaqet e dështimit tëprocedurës dhe përmirësuar kriteret e vendosura të cilat kanë çuar në mospjesëmarrjen e OE.Vlerësimi   jo   i   drejtë   i   operatorëve   pjesëmarrës   në   garë,   ka   sjellë   për   pasojë  veprime   nëpaligjshmëri të përdorimit të fondeve për vlerën prej 136,713,771 lekë1

Për 15 (pesëmbëdhjetë)  procedurat  të prokurimit për të cilat është konstatuar kualifikimdhe   shpallje   fitues   të   Operatorëve   Ekonomik   (OE)   apo   Bashkimit   të   OperatorëveEkonomik (BOE) të cilët nuk plotësojnë kriteret për kualifikim apo në kushte të njëjta meOE/BOE e tjerë të skualifikuar, veprime të cilat kanë çuar në paligjshmëritë fondeve të prokuruar me efekt negativ  në buxhetin e bashkisëpër vlerën 41,773,524 lekë.Secili vendim i KVO për të shpallur tues OE apo BOE nuk është i drejtë dheOE/BOE duhej të ishte s’kualifikuar dhe Titullari i AK duhet të kishte anuluarsecilën procedurë për të rishpallur një procedurë të re prokurimi, veprimeme pasojë shkelje të barazisë në tendera.Veprime në kundërshtim e mospërputhje me nenin 1, pika 1, 2/a/b/c/ç/dh, nenin 2, 24, 33,  nenin46/1 1; nenin 53/3, 5, të ligjit nr. 9643 “Për prokurimin publik”, datë 20.11.2006, i ndryshuar,nenin 36 “Procedura me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, nenin 56, 61dhe 77 të VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, tëndryshuar me VKM nr. 797, datë 29.12.2017.KLSH, me qëllim përmirësimin e situatës i ka rekomanduar Bashkisë Finiq masa me karakterorganizativ  në lidhje me eleminimin  e  praktikave   që   kanë   sjellë   impakt   negativ   në  buxhet,kryesisht në fushën e tatim taksave, të ardhura të munguara në vlerën 55,334 mijë lekë.Për këto shkelje dhe të tjera, KLSH ka kryer pranë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionitdhe Krimit të Organizuar, me shkresën nr. 1048/15, datë 11.05.2020 kallëzim penal ndaj L.H.me detyrë ish-Kryetar i Bashkisë në cilësinë e titullarit të Autoritetit Kontraktor, F.P. me detyrëish-Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve në Bashkinë Finiq, në cilësinë e Kryetarit të Komisionittë Vlerësimit të Ofertave (KVO) dhe Kryetarit të Njësisë së Hartimit të Dokumenteve të Tenderit(NJHDT)  dhe  L.K.  me detyrë   ish-Përgjegjës   i  Sektorit   Juridik,   në cilësinë   e   Kryetarit  dheanëtarit të NJHDT,  për konsumimin e elementëve të veprave penale  “Shkelje e barazisë sëpjesëmarrësve në tender apo ankande publike”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Hyrja epaautorizuar  kompjuterike”, parashikuar nga nenet 258, 186 dhe 192/b, të Kodit Penal.Shënim: Në web-in e KLSH gjendet i plotë Vendimi nr. 28, datë 30.04.2018 i Kryetarit të KLSH-së, në lidhje me këtë auditim.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY