Japonia hedh serish dyshime per vdekjen e Kim Yong Un

Japonia hedh serish dyshime per vdekjen e Kim Yong Un

181
0
Shares
Kim Jong un dhe e motra

Japonia thotë se ka “disa dyshime” mbi shëndetin e tij në mesin e pandemisë së koronavirusit duke nisur nje vale te re dyshimedh per liderin komunist Kim Yong Un.

Duke folur në një konferencë shtypi, ministri japonez i mbrojtjes Taro Kono tha se lëvizjet e fundit të vëzhguara në shtetin komunist ishin “të gjitha shumë të çuditshme”. “Kemi disa dyshime për shëndetin e Kim Jong-un”, tha ai.

Raportet fillimisht pretenduan se 36-vjeçari kishte vdekur ose ishte sëmurë rëndë pasi ai nuk arriti të marrë pjesë në festimet që shënuan lindjen e gjyshit të tij, të konsideruar si babai i kombit, Kim Il-Sung, në 15 Prill.

Ai mendohej asokohe se i ishte nënshtruar një nderhyrjeje në zemër pasi ishte shembur përtokë gjatë një shëtitjeje. Pas një mungese që zgjati 20 ditë, ai u shfaq në 1 maj në një fabrikë të porsa përuruar fertilizuesish, por pastaj u zhduk përsëri nga syri i publikut. Më tej, fotografitë e publikuara nga mediat shtetërore të Koresë së Veriut e treguan duke folur në një takim të Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Koresë në pushtet, në 7 qershor. Që prej asaj kohe nuk është parë më në evente publike./DRONI.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY