Katër raste të reja me koronavirus janë identifikuar sot në Delvinë, konfirmon Drejtoria e Shëndetit Publik në Kete qytet.
Jane 3 anëtarë të një familjeje dhe fqinji i tyre (Babai, nëna dhe nusja e djalit), të cilët mësohet se janë kontakte të rastit të parë të personit, 64 vjeçar, të prekur në këtë qytet me COVID-19.
Mësohet se personat në fjalë kanë qenë të pranishëm bashkë me kontaktin e parë në një ceremoni mortore, ku kanë qëndruar edhe gjatë natës në një mjedis të mbyllur. Ditën e mërkurë u identifikuan 6 raste të reja, mes tyre një punonjës i policisë bashkiake në këtë qytet, duke e çuar në 10 numrin e të prekurve me këtë virus në Delvinë, shkruan faxweb.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/