Rama: Nuk jane 15 kushte, e thote Calavera. Po Keshilli Evropian cfare...

Rama: Nuk jane 15 kushte, e thote Calavera. Po Keshilli Evropian cfare ka thene!

117
0
Shares

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetet sociale ka mohiat serish se Shqipërisë i janë vendosur 15 kushte përpara se të ulet në tryezën e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri.

Sipas kreut të qeverisë, Genoveva Ruiz Calavera duhet dëgjuar sepse flet në emër të Komisionit Europian. Rama ka postuar fjalën e Calaverës dje në seancën e posaçme për Shqipërinë në Parlamentin Evropian.

“Për të gjithë ata që e këndojnë apo e përsërisin pasi e dëgjojnë, këngën e 15 kushteve për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

NUK KA 15 KUSHTE dhe KUSH E PËRSËRiT ATË KËNGË KA THJESHT QËLLIMIN POLITIK TË LUFTËS QORRE ME QEVERINË…

Zonja Calavera flet në emër të Komisionit Europian”, deklaron Rama.
Drejtoria per Ballkanin ne KE thote se PE nuk mund te caktoje kushte, pasi nuk jane ne tahrin e tij ligjor. Por kushtet jane vene nga Keshilli Evropian i cili eshte edhe institucioni me i larte i BE edhe ne vendimarrje. Nje nepunese e Komisionit ose ndryshe e administrates nuk mund te ripertype sipas shijes se saj vendimarrjen e Keshillit Evropian.
Raportet e Komisionit per Shqiperine ne vitet e fundit jane konsideruar jorealiste nga Keshilli dhe PE. Pergjegjese direkete pas misionit te BE ne Tirane eshte zyra qe drejtohet nga Calavera./DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY