Parlamenti Evropian: Ka dy çeshtje: dosja 184 ne Dibër dhe dosja 339...

Parlamenti Evropian: Ka dy çeshtje: dosja 184 ne Dibër dhe dosja 339 në Shijak

231
0
Shares

Në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian Koordinatori i PPE Michael Gahler tha se Komsioni Europian ka detyrën të shpjegoi autoriteteve dhe publikut në Shqipëri se këto 15 kushte janë një gjë shumë serioze. A e ka bërë këtë Komisioni Europian? A e ka bërë ketë Delegacioni i BE në Tiranë? Pres përgjigje nga përfaqsuesit e Komisionit Europian që sot janë thirrur në mbledhjen tonë.

Koordinatori i PPE Michael Gahler tha nuk po listoj të 15 kushtet por po ndalem tek njeri prej tyre; tek ai që ka të bëjë me blerjen e votës dhe me manipulimin e votës. Ka dy çeshtje: dosja 184 ne Dibër dhe dosja 339 në Shijak. Ato po hetohen prej tre vjetësh por nuk kemi akuza nga prokuroria por vetëm lajme se po pengohet drejtësia. Kjo edhe mbasi zyrtare nga shtetet antare kanë apeluar që në keto raste të ketë hetim e përballje me gjykatën. A mendoni se do të kemi zhbllokim të ketyre dy rasteve kur të prezantoni Kuadrin Negociator? A ja keni bërë të qartë këtë kusht qeverisë, shoqërisë civile dhe publikut shqiptar?

Në vijim Michael Gahler tha se do të ngrinte edhe çështjen e reformës në drejtësi tashti që është publikuar opinioni i Komisionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese. A do të mbështesim ne tashti rekomandimin e Venecias për një rishikim të reformës në drejtësi ?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY