Merret zyrtarisht nga Kuvendi kerkesa per ndryshimet kushtetuese, si u arrit numri...

Merret zyrtarisht nga Kuvendi kerkesa per ndryshimet kushtetuese, si u arrit numri prej 28 deputetesh

372
0
Shares

Në Kuvend është riprotokolluar dokumenti, i cili kërkon ndryshimin e Kushtetutes nga ku kanë ndryshuar vetëm firmëtarët, por jo përmbajtja e dokumentit. Jane ruajtur ne te njejten forme pragu 5 përqind për ndarjen e mandateve, hapje e listave dhe ndalim i koalicioneve parazgjedhore, raporton top channel.

3 deputetë të cilët përkrahin hapur maxhorancën socialiste Lefter Koka, Reme Lala dhe Elena Xhina, kane hedhur firmën në nismën e opozitës parlamentare duke arritur numrin e nevojshem te firmetareve.

Alban Zeneli dhe Korab Lita dy deputet të cilët vijnë nga radhët e demokratëve kanë braktisur nismën duke refuzuar të rifirmosin dokumentin.

Nga lista përfundimtare janë hequr dy deputet e Ballit Kombëtar Artur Roshi edhe Besnik Troplini, të cilët deklaruan publikisht se kanë ndryshuar mendje. Për Kostaq Papën ka një shënim, se është dorëhequr mediatikisht, ndërsa firma e Rudina Hajdarit mungon sërish.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY