Skandali i Zimbvavese, Mirel Mertiri thote se nuk ka lidhje me skandalin

Skandali i Zimbvavese, Mirel Mertiri thote se nuk ka lidhje me skandalin

110
0
Shares

Klodian (Mirel) Mërtiri, reagoi pas akuzave dhe shkrimit në mediat ndërkombëtare lidhur me skandalin korruptiv të tenderit 60 milionë dollarësh në Zimbabve për pajisjet mjekësore kundër COVID-19.

Klodian Mërtiri mohon të ketë lidhje me këtë kontratën korruptive permes nje deklarate per mediat bere sot.

“Duke marrë shkas nga shumë publikime të bëra së fundmi në portale, media të shkruara dhe vizive, lidhur me emrin tim, unë Mirel Mertiri i datëlindjes 08/08/1978 deklaroj në përgjegjësinë time të plotë, se të gjitha spekullimet lidhur me implikimin tim në kontraten e përfolur në Zimbabëe mes kompanisë Zviceriane Drax Consult Sagl dhe Natpharm janë të pavërteta.

Fotografitë e mia të publikuara gjerësisht në media, nuk kanë asnjë lidhje me kontratën në fjalë, por është përdorur qëllimisht për të krijuar skandal dhe dëmtuar reputacionin tim. Unë nuk jam Ilir Dedja.

Ditën e sotme kam ngritur Padi Penale per disa nga mediat të cilat kanë cenuar me dashakeqësi dinjitetin dhe integritetin tim me publikimet e tyre krejtësisht të pabaza.

Mirel Mërtiri”.

PD deklaroi sot se Mërtiri është shpallur në kërkim nderkombetar nga Interpol.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY