Kashahu: Rezoluta e PE duhet te trondise qeverine

Kashahu: Rezoluta e PE duhet te trondise qeverine

133
0
Shares

Arben Kashahu, Sekretar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare ne PD thote se votimi i së premtes të Parlamentit Europian që kërkon plotësimin e 15 kushteve nga ana e Shqipërisë përpara Konferencës së Parë Ndërqeveritare duhet te trondise qeverine shqiptare.

“Lajm i keq, për Shqipërinë, është në vazhdën e lajmeve të këqija, që kjo qeveri ka shkaktuar në procesin e integrimit. Një lajm që duhet të shaktojë tronditje në Tiranë,” shprehet shprehet Kashau.

Rezoluta mori edhe më shumë vota, sesa kur u miratua në parim, duke treguar një qasje më të ashpër të parlamentit kundrejt Shqipërisë.

Kashau shprehet:

“Kjo është hera e parë që PE bën një qasje më të ashpër, me tone më të forta për Shqipërinë. Nuk kemi hapje kapitujsh negocimi nëse Shqipëria nuk i realizon këto 15 kushte.

Sipas Kashaut, hapi pas për integrimin nga ana e Parlamentit Europian është marrë pas raporteve jo progresive që kanë eurodeputetet sa i përket kushteve.

Ky raport i Parlamentit Europian do të kalojë tashmë për vendimarrje në këshillin Europian, që do të vendos nëse do i qëndrojë vendimit të marsit që qeveria shqiptare të plotësojë fillimisht 5 kushte përpara mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare, e më pas 10 të tjera përpara hapjes së kapitujve për negocim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY