Policia jep detajet e arrestimit te Viktor Markut ne Mal te Zi

Policia jep detajet e arrestimit te Viktor Markut ne Mal te Zi

147
0
Shares

Policia e Shtetit ka dhene detaje rreth arrestimit te Viktor Markut ne Mal te Zi si i dyshuari kryesor per vrasjen e Hekuran Balles.

Policia thote se arrestimi erdhi fale shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit efikas me Policinë malazeze ku u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit V. M.

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vënë në pranga, në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit Shkodër, shtetasin V. M., pasi dyshohet se është autori kryesor i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, te Komuna e Parisit, Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi H. B., thuhet ne  njoftimin e policise.

Shtetasi V. M. qëndronte në mënyrë të parregullt në Malin e Zi Policia malazeze ia ka dorëzuar shtetasin V. M., strukturave të Policisë së Shtetit, në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit.

Një ditë më parë, nga strukturat policore të DVP Tiranë u kap dhe u vu në pranga njëri nga bashkëpunëtorët në vrasje, 22-vjeçari Sebastian Mali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY