Eurodeputeti socialist rikonfirmon 15 kushtet e PE per Shqiperine

Eurodeputeti socialist rikonfirmon 15 kushtet e PE per Shqiperine

101
0
Shares

Raporteri i Rezolutës se PE, socialisti kroat Tonino Picula ka shpjeguar ne lidhje me theksimin e kushteve per Shqiperine ne kete rezolute.

”Unë besoj se ky amendament, reflekton në një farë mënyre konkluzionet e Këshillit në mars, ku në të vërtetë Këshilli vuri një numër para-kushtesh për Shqipërinë”, tha ai ne nje rezolute per euronews albania.

Euronews Albania: Një amendament për Shqipërinë krijoi pak rrëmujë këtu në Parlamentin Evropian mbi 15 kushte para konferencës së parë ndërqeveritare. A bazohet tek gjuha e konkluzionve të Këshillit, a është korrekte dhe a jeni të kënaqur ju me këtë ndryshim?

Tonino Picula: Ju e dini që çdo grupim politik dhe çdo anëtar i Parlamentit Evropian mund të propozojë amendamente. Dhe unë besoj se ky amendament, reflekton në një farë mënyre konkluzionet e Këshillit në mars, ku në të vërtetë Këshilli vuri një numër para-kushtesh për Shqipërinë.

Por sidoqoftë, me këto rekomandime që ne po përpiqemi të hartojmë si një dokument të orientuar nga pozitiviteti, këto rekomandime dhe ky dokument nuk janë raporti i progresit. Janë raportet e progresit që analizojnë dhe vënë nën vëzhgim secilin nga vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe besoj se Komisioni do të publikojë raportet e progresit në vjeshtë.

Ndërsa në rekomandimet tona, ne fillimisht po përpiqemi të qarkojmë, pikë së pari mbështetjen tonë për procesin e zgjerimit në vetvete. Dhe sigurisht që disa grupime politike dhe disa kolegë këtu në Parlamentin Evropian deshën të ishin edhe më specifikë me Shqipërinë, se gjuha e përdorur nga Këshilli në përfundimet e tij. Po sigurisht që kjo nuk e prek tërësinë e dokumentit, sepse ne nuk jemi këtu për të vlerësuar, nuk jemi këtu për të gjykuar, dhe në këtë kuptim kjo i takon fillimisht Komisionit, Këshillit dhe vendeve anëtare.

Vetem nje ore me pare Kryeministri Rama mohoi 15 kushtet duke relativizuar rezoluten qe sipas tij u miratua pa konsensus.

“Po mirë, kur paska 15 kushte për nisjen formale të negociatave për anëtarësim, për çfarë duhej kjo rezoluta e partive aleate të PD në Parlamentin Europian që u votua pa konsensus?😀 E pra, nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE, sepse 7X7 s’bëjnë 42 në asnjë vend të botës!”, shkruan Rama ne twitter.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY