ITALI/ Shkaterrohet rrjeti i droges nga Brazili dhe Shqiperia, emrat e 7...

ITALI/ Shkaterrohet rrjeti i droges nga Brazili dhe Shqiperia, emrat e 7 shqiptareve

127
0
Shares

Antimafia italiane i ka dhënë një goditje të fortë mafies kalabreze ”Ndrangheta”, ndërsa shkatërroi një rrjet trafiku droge nga Brazili dhe Shqipëria drejt Italisë, njoftojne mediat italiane ndersa kane publikuar edhe emrat e trafikanteve shqiptare.

Ne pranga ranë 11 persona, mes të cilëve 7 shqiptarë, ndërsa operacioni i sotëm ishte faza finale e operacionit “Rinascita-Scot”, i cili më 19 dhjetor të 2019 çoi në arrestimin e 334 personave, mes të cilëve edhe njerëz të politikës.

Droga vinte përmes Brazilit dhe Shqipërisë nëpërmjet kompanive të import-eksportit  për materiale mermeri, niobiumi e mangani dhe shitej më pas në tregjet e Toscana-s, në Siçili, Piemonte dhe Cosenza-s.

Ndërkohë, klani shqiptar trafikonte marijuanë e hashash nëpërmjet portit të Barit në Itali, nga një grup trafikantësh që jetonin në Toscana.

8 shqiptarët e arrestuar janë:

– Orkind Cobaj i lindur në Shqipëre e shpallur në kërkim;

– Ydaj Hoxhaj, lindur në Shqipëri me 1991.

– Robert Lazaj lindur në Mekat të Vlorës më 29/08/1972;

– Alfred Lucaj lindur në Shqipëri më 26/05/1979;

– Lulezim Shkurtaj lindur në Shqipëri më 27/05/1987;

– Eduart Tahiraj i njohur dhe me emrin Dhimitër Lutaj lindur në Shqipëri më 22/10/1971;

– Floriand Tahiraja lindur në Vlorë më 22/02/1983; Lavdosh Serani lindur në Shqipëri më 01/06/1975.

Gjatë operacionit janë sekeustruar 1 kg kokainë, 81 kg mariajunë, 25 kg hashash, 3,952 rrënjë kanabis e dhjetëra gramë heroinë dhe pilula ekstasy, ndërsa të arrestuarve i janë sekeustruar të mira materiale me vlerë mbi 16 milionë euro.

Ky operacion goditi marrëdhëniet  midis ‘Ndrangheta dhe politikës, ndërsa në pranga ranë ish-parlamentar të forcave të ndryshme si të Partisë Demokratike, Forza italia, PSI, avokatë e profesionistë si dhe dy drejtues të policisë bashkiake.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY