Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kush i kryen vrasjet ne Shqiperi, sa paguhet per nje ekzekutim

17/06/2020
EMRI & FOTO GALERI/ Angli, baroni shqiptar i drogës “pozon” nga qelia në Instagram
Share on FacebookShare on Whatsapp

Raporti i SHISH-it për vitin 2019 vë në dukje kontraktimin në rritje nga grupet kriminale të vrasësve me pagesë. SHISH ka informacione se këta individë përdorin identitete të ndryshme dhe disponojnë pasaporta origjinale ose false nga disa vende evropiane.

Burime konfidenciale nga policia thonë për emisionin ‘Unpublished’ të Euroneës, se Departamenti i Krimeve të Rënda disponon një listë me emrat e killerave që dyshohet se veprojnë dhe janë përfshirë në ngjarje kriminale.

Drejtues të policisë shprehen se deri tani janë përballur me dy lloje vrasësish me pagesë; ata që punojnë për llogari private dhe mund të kryejnë punë për llogari të disa bandave dhe individëve, dhe vrasësit apo të etiketuarit ndryshe si qitësit e një bande kriminale që rekrutohen vetëm për këtë qëllim.

Një vrasje me pagesë, nga ato që policia ka informacion dhe i ka zbardhur, shkon deri në 80 mijë euro. Vrasësit me pagesë konsiderohen nga bandat si një mënyrë efikase, e sigurtë dhe e vështirë për t’u gjurmuar.

Si rekrutohen vrasësit me pagesë?

Ata mund të kategorizohen në dy grupe; kontigjent të botës së krimit me rekorde kriminale të hershme, dhe ish-pjesëtarë të Forcave Elitë shqiptare.

Në atentate të mirëorganizuara të pazbardhura nga policia, ka pasur gjithmonë dyshime për përfshirje të njerëzve të specializuar dhe trajnuar nga shteti, që për arsye të ndryshme kanë ndërruar rol, nga kundërshtarë të krimit, në “shërbëtorë” të tij.

Ata dyshohet se vijnë nga radhët e Forcave Speciale të Policisë, por dhe nga Forcat Komando të Ushtrisë. Këta persona janë edhe më të kërkuarit dhe të paguarit në tregun e vrasësve me pagesë. Kjo për dy arsye kryesore: Nuk gabojnë thuajse asnjëherë he janë të trajnuar me metoda të sofistikuara për të mos u zbuluar.

“Edhe mua më rezulton në një studim që kam bërë, në vitet 1995-1997, që elementë që vinin nga Forcat Speciale, ishin kapot e grupeve, dhe pikërisht sepse ata duke u përgatitur mësojnë shumë gjëra. Këtu në Shqipëri duhet të ketë një ligj, për të gjithë elementët që ikin nga radhët e Forcave Speciale, që të mbahen në vëzhgim të skedohen nga shteti, pasi janë shumë të rrezikshëm. Për shembull kapo i Lushnjës asokohe, tani në burg (Aldo Bare) ishte nga Forcat Speciale”, thotë Bujar Rama, ish/zv drejtor i SHISH./euronews

Tags: ekzekutimvrasje menpagese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.