Berisha: Nje marreveshje ndermafioze!

Berisha: Nje marreveshje ndermafioze!

127
0
Shares

Ish kryeministri Berisha ka publikuar te dhena qe tregojne se si qeveria dhe bashkia menaxhojne biznesin e plehrave ne Tirane permes rritjes se cmimit dhe monopolit. Fitime marramendese ne kurriz te parave publike por edhe te disa bizneseve.

Lexoni me poshte detajet per te mesuar se si eshte ndertuar rrjeti bashki-qeveri-polici ne funksion te kompanise se plehrave qe zyrtarisht ndan 50 % te aksioneve me mafiozet e arrestuar ne Verona te Italise.

Nje marreveshje ndermafioze!Marreveshja e bashkepunimit zyrtar midis mafies narkoqeveritare me Ndrageten e…

Publiée par Sali Berisha sur Lundi 15 juin 2020

Analiza e ish Kryeministrit:

Marreveshja e bashkepunimit zyrtar midis mafies narkoqeveritare me Ndrageten e Verones!

Miq, ketu me poshte lexoni se si me nje akt marreveshje mafiozesh Fusha e Sharres u shnderrua ne piken e mjaltit, minieren e floririt midis narkomafies se Edvin Mafise dhe Ndragetes se Verones, me e rrezikshmja e Italise!

Afera e plehrave te Edvin Hajdutit dhe Lal Plehut eshte nder aferat me mafioze-korruptive me te medha, me te cilen keta mafioze perfitojne dhe ndajne çdo dite se paku 400000 euro.

Sipas kesaj marreveshje te firmosur nga Lal Plehu dhe Flavio Tosi, kreu i Bashkise se Verones, palet krijojne nje ndermarrje e perbashket Echo Tirana me pronesi 50% Bashkia e Tiranes dhe 50% AGSM Verona sipas te ciles :

1. Te gjitha plehrat e Tiranes mblidhen nga Eco Tirana, me menaxher te paligjshem zv/kryetarin e Bashkise Mazniku qe ne kundershtim me ligjin merre dy paga, dhe AGSM Verona e bosit te rrezikshem te Ndragetes Andrea Miglioranzi i arrestusr nga autoritet italiane si kreu i mafjes se Verones.

Pas firmosjes se Marreveshjes mbi plehrat e Tiranes vendoset monopol i Rames-Veliajt-Ahmetajt permes bedelit Zoto. Ato prodhojne flori per keta 4 persona dhe Bosin e Ndragetes Miglioranzi ndaj edhe keta te 4 kane vene policine e shtetit dhe bashkiake te gjemojne cdo rom qe guxon te marre donje qese plastike apo kanace ne koshat e mbeturinave. Duke pasur monopol, kane rritur cmimet sipas oreksit dhe shume me lart sesa Mali i Zi. Eco Tirana depoziton plehrat e mbledhura ne Fushen e Sharres ku i paguan nga parat e takspaguesve ndermarrjes private te perpunimit te plehrave po te Edvin Hajdutit dhe Lal Plehut ne Sharre qe menaxhohet nga sekseri apo bedeli i tyre Klodian Zoto:

a) 29 euro per ton mbetje;
b) 6 euro per ton dhera te pastra;
c) 9 euro per ton inerte.

Te gjitha kompanite private te ndertimit detyrohen qe dherat dhe inertet ti depozitoje vetem ne Fushen e Sharres se ky eshte monopol dhe biznesi i Rames. Nese duan te marrin dhera dhe inerte per sistemime urbane prape nuk lejohet t’i levizin nga kantieri 1 e t’I cojne ne kantierin 2, por duhet te paguajne dy here edhe per depozitim edhe per blerje si mall i ri vec nga monopoli Rama-Velia i Sharres dhe t’a paguajne:

a) 10 euro per 1 ton dhera te pastra dhe
b) 27 euro per 1 ton inerte qe depozitojne apo 540 euro per çdo kamion. Kjo eshte arsyeja pse kamionet e Salillarit qe punojne tek unaza e Tiranes nisen deri ne Skuraj te Kurbinit per te hedhur inertet e ndertimit. Del me lire te paguaje 100 euro nafte kamionit sesa t’i coje tek monopoli Rama-Veliaj.

Policia me urdher te Rames nuk lejon te dale asnje kamion me inerte apo dhera nga Tirana. Kamionet e kompanive te ndertimit qe u nisen per t’I depozituar ne landfillin e Bushatit u ndaluan ne Kamez nga policia e shtetit duke I thene hapur shofereve “po ky eshte biznes i Rames ndaj nuk ju leme te coni tjeterkund”.

Po me urdher te Rames, situata ne Durres eshte degjeneruar qellimisht, plehrat lihen mal dhe digjen duke shkaktuar kancer per te tmerruar qytetaret, me skenar dhe rregji qe Hajduti i Surrelit te dale si shpetimtar per emergjencen se do paguaje shteti per t’i sjelle ne Sharre. Pra do nxjerre para nga buxheti i shtetit ne mengjes per t‘i fut ne xhepin personal ne dreke!

Duke e pasur monopol privat Sharren, hajduti i Surrelit rriti me 1/3 cmimin e depozitimit te mbetjeve ne Sharre nga 22 ne 29 euro pa asnje justifikim ligjor dhe asnje ekspertize nderkombetare. Vec grykesia per te vjedhur. Krahasoni cmimet e Sharres per (i) mbetjet, (ii) dherat dhe (iii) inertet dhe do shihni se jane nga dyfish deri ne 12 fish me shtrenjte se Mali i Zi. Depozitimi i dherave te paster ne Malin e Zi kushton vec 0.5 euro pasi nuk eshte monopol, perkundrazi shteti ka caktuar 4-5 vendndodhje (ish gurore) qe duhen rehabilituar me dhera te paster duke permiresuar mjedisin.

Ne bregun tjeter te Adriatikut ne Verona antimafia italiane prangosi si bos kryesor te Ndragetes Andrea Miglioranzi kurse ne Shqiperi antimafia eshte vet Edvin Mafia ndaj ky i fundit i thur hymne me video tridimensionale minieres se tij te floririt, Fushes se Sharres, e cila eshte e paprekeshme! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY