KPK largon nga detyra dy gjyqtarë, historia e karrierës së tyre dhe...

KPK largon nga detyra dy gjyqtarë, historia e karrierës së tyre dhe arsyet e shkarkimit

329
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin e gjyqtares Bernina Kondi pasi kishte deklaruar në seancë dëgjimore mungesë të burimeve financiare në vlerën 1 milion lekë edhe për gjendjen cash të bashkëshortit në shumën 2.5 milionë lekë, e deklaruar se ka shërbyer si një prej burimeve për blerjen e apartamentit në vitin 2011.

Trupa gjyqësore e KPK përbëhej nga Xhensila Pine kryesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Olsi Komici anëtar. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte Elka Ermenkova.

Bernina Kondi ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Beratit. Në vitin 2011, ajo u emërua kryetare e Gjykatës së Beratit, ndërsa në vitin 2013 u dekretua si gjyqtare e Gjykatës Administrative të Tiranës.

Kondi deklari pas seancës për median se do të apelojë vendimin.

Po sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli vendimin e shkarkimit për Petrit Aliajn pas një procesi të gjatë në të cilin Aliaj paraqiti disa raporte mjekësore për të shtyrë seancat ndërsa nuk u paraqit në seancën dëgjimore dhe nuk ishte i pranishëm në shpalljen e vendimit. Së paku një nga raportet e paraqitur nga Aliaj dyshohet se janë të falsifikuara.

Trupa në rastin e subjektit Aliaj kryesohej nga Etleda Çiftja, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Brunilda Bekteshi.

Petrit Aliaj e ka nisur karrierën e tij në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë si gjyqtar në Delvinë dhe në Sarandë. Në vitin 2004, Aliaj u shkarkua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë me motivacionin “Për kryerjen e veprimeve që vijnë në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës”, ndërsa një vendim i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë e riktheu atë në punë në vitin 2006.

Gjatë vitit 2005, Aliaj deklaroi se kishte punuar si avokat për kompanitë e vëllezërve Balili në Delvinë.

Pavarësisht trajektores së ndërlikuar të karrierës së tij, Aliaj u promovua në detyrë në vitin 2013 si gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Vlorës. Në vitin 2015, ai u kallëzua nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për mosdeklarim dhe fshehje të burimeve të pasurisë së tij si dhe për deklarime të rreme. Për këto akuza ai u hetua më pas nga Prokuroria e Elbasanit, e cila vendosi të pushojë çështjen penale kundër tij. DRONI.al &Reporter.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY