Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ANALIZA/Pedagogia liston problemet: 15 pikëpyetjet në 30 pyetjet e letërsisë

15/06/2020
ANALIZA/Pedagogia liston problemet: 15 pikëpyetjet në 30 pyetjet e letërsisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nje analize e detajuar dhe profesionale vjen nga pedagogia Dhurata  Shehri, e cila ka ngritur 15 pikepyetje sa i takon pyetjeve te provimit te Letersise qe shkaktoi shume polemike diteve te fundit.

15 PIKËPYETJE NË 30 PYETJET E LETËRSISË.

1.Pyetja 33 janë dy alternativa asnjëra krejtësisht e saktë, por të dyja me nga një pjesë të saktë: pra as shkallëzim dhe apostrofë, as pasthirmë dhe enumeracion, por enumeracion dhe apostrofë

2. Pyetja 34, alternativa d që është dhënë si e saktë është e gabuar, pasi e sakta është kombinimi i alternatinës c me një pjesë të alternativës d (ndonëse kjo alternativë është formuluar gabim – imazhet në këtë stofë nuk ngjeshen (“ngjesh imazhet”) dhe sidomos ato nuk kanë ritëm që të shpejtohen (pak më parë u është kërkuar nxënësve të vënë në pah mungesën e foljes – po ritmin nga ta gjejnë pastaj???)

3. Pyetja 37, nuk është vetëm njëra alternativë e saktë, por të paktën dy, a dhe c, ndonëse asnjëra nuk është e formuluar saktë.

4. Pyetja 38, të sakta mund të konsiderohen të paktën tre alternativa a, c, d, ndonëse asnjëra nuk është e formuluar saktë.

5. Pyetjet 39, 40. Pasi i drejton nxënësit nga një interpretim fort i dyshimtë për poezinë në pyetjen 39, u kërkon ta përforëcojnë gabimin e pyetjes 39 me përgjigjet e pyetjes 40.

6. Pyetja 42, të gjitha alternativat janë të pasakta kur bëhet fjalë për foljen dlirnja (ku shprehet një marrëdhënie gati katartike, një pastrim shpirtëror).

7. Pyetja 43, ndonëse i ka të sakta alternativat për epitetin, nuk ka të saktë formulimin, në vargun e dhënë nuk ka asnjë epitet tipik lasgushian (nëse paska një të tillë).

8. Pyetja 44, ka gabim në formulim. Në asnjë varg të poezisë së dhënë nuk kemi trishtim, e aq më pak ai qenkësh sundues.

9. Pyetja 47 Kërkesa dhe alternativat janë formuluar me gabime të rënda konceptuale dhe terminologjike: çdo të thotë situatë sarkastike, po heroike, po realiste?, llogaritni sa e saktë mund të jetë alternative e dhënë si e saktë.

10. Pyetja 48, është formuluar me gabime të rënda konceptuale dhe alternativa e dhënë si e saktë është kuptimisht e pasaktë: autori paska “shtjelluar” Kultin (sot mora vesh që kulti u shtjelloka) dhe që paska një “kult të heroizmit në fushën e betejës” (përgjigja e saktë sipas hartuesve të testit);

11. Pyetja 50, shfaq gabime në terminologji në alternativën që jepet si e saktë (zhvillimi linear i aksionit), por edhe tre alternativat e tjera kanë pasaktësi në terminologji dhe koncepte.

12. Pyetja 52, ka gabim në formulim: “Nisur nga fragmenti, vdekja e Patroklit kalon nëpër këto kulme” ( si mund të kalojë vdekja nëpër kulme, e këto kulme qenkëshin: “i bie kaska nga koka; i thyhet heshta; i bie mburoja nga supi”.

13. Pyetja 53 “Qëndrimi ideo-emocional i autorit kundrejt personazhit mё tё dashur” është krejtësisht e gabuar konceptualisht e po aq e vjetëruar në terminologji. Rrëfimi “objektiv” është thelbi i epikës dhe jo qëndrimi “ideo-emocional i autorit”.

14. Pyetja 54, “Duke u nisur nga fragmenti, cili nga tiparet e karakterit tё Patroklit ёshtё tipik pёr heronjtё e eposit grek” – ështe e formuluar gabim, pasi Patrokli, nuk është heroi tipik i eposit grek, e për rrjedhojë edhe alternativa e dhënë si e saktë a nuk ështe vetmja e saktë, por edhe alternativa d.

15. Pyetja 59, asnjë nga alternativat nuk është e saktë, pasi asnjë prejt figurave të renditura nuk është figura kryesore mbi të cilën organizohet imazhi i kësaj skene.

Ftoj hartuesit e tezës ta zbulojnë pse-në e kësaj teze që rreket të masë dije, por që tregon sheshit padije duke i dhënë përgjigje pyetjes 60, kuptimin e foljes FLLIQ.

PERGJIGJET E PYETJEVE TE MEPOSHTME NE FOTO:

//DRONI.al/

Tags: dhurata shehriletersiapedagogiaprovimisqarimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.