Shtohen zerat ne PS kunder koalicioneve parazgjedhore, deputeti i Rames afrohet me...

Shtohen zerat ne PS kunder koalicioneve parazgjedhore, deputeti i Rames afrohet me Murrizin

272
0
Shares

Duket se PS po synon te dale pertej marreveshjes per reformen zgjedhore duke synuar edhe ndryshimin e Kushtetutes per sistemin. Nje deputet i PS, Adnor Shameti, ka shkruar sot se PS nuk duhet ta konsideroje tabu listat e hapura.

“E kotë ta mohojmë që hapja e listave gëzon suport qytetar! Pavaresisht se edhe une kam bindjen që nuk janë ndonjë recete çudibërese, listat e hapura s’duhet të jenë tabu për maxhorancën. Ata jashtë parlamentit e morën çfarë deshën. Madje shumë më shumë se sa u takonte edhe po të ishin sjellë demokratikisht këto 3 vjet”, thote deputeti socialist.
Këtu s’eshtë puna çfarë do marrin keta brenda parlamentit, po çfare do marrë populli nga ky proçes, thote ai. Ne nuk duhet të shqetësohemi sa do merziten ata që janë jashtë apo sa do tronditen ata që nuk hyjnë dot me brenda po u shkeputen nga kërthiza e partive të mëdha.
Por ndersa ka kerkuar lista te hapura eshte rikthyer tek preferenca e Rames qe mos te kete me koalicione parazgjedhore.
“Besoj se është shumë e shëndetshme që të ketë hapje listash dhe natyrsh si rrjedhojë të mos ketë më koalicione parazgjedhore. Boll besoj u benë 30 vjet me kryetarë partish pa parti që futen nëpër barqet e partive meme, me koalicione të mbyllura per te mbyllur pastaj ca ministri dhe drejtori! Sikur s’ka më lezet do thoshte gjyshi im”, perfundon Shameti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY