Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Edhe vajza e deputetit socialist mesazh ministres Shahini: Po talleni me djersën tonë, revolta nuk është lëvizje opozitare

13/06/2020
Edhe vajza e deputetit socialist mesazh ministres Shahini: Po talleni me djersën tonë, revolta nuk është lëvizje opozitare
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vajza e ish-ministrit të PS, sot deputet, Niko Peleshi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me provimin e maturës shtetërore, si edhe mbi reagimin e ministres pas protestës së maturantëve një ditë më parë.

Aleksia Peleshi, e cila si maturante iu nënshtrua provimit të Gjuhë Letërsisë ka ndarë me ndjekësit pakënaqësitë e saj me pyetjet në test.

POSTIMI I PLOTE 

“E nderuar znj. Ministre, pasi lexova përgjigjen tuaj, më lejoni t’ju siguroj se revolta e maturantëve nuk është nië lëvizje opozitare. Është e lehtë që të trajtohet si cështje politike dhe të injorohet sepse shihet si një justifikim më tepër i opozitës për t’u hedhur në sulm. Por nuk bëhet fjalë për këtë. Nëse ne po protestojmë sot, nuk na ka mxitur askush pervec mundit tonë tre vjecar për të arritur synime të larta, që po na hidhet poshtë nga një provim i hartuar në një mënyrë aspak dinjitoze që po penalizon jo 5, 10 apo 100 maturantë, por 30 mijë. 30 mijë maturantë që kemi kaluar një vit shkollor plot peripeci, duke filluar nga tërmeti deri te pandemia.

Një vit ku, si ne, si mësuesit tanë, ndryshe nga cdo brez i mëparshëm, jemi shkëputur vazhdimisht nga shkolla, jemi përballur me situata tronditese e për muaj me radhë s’kemi pasur askënd te koka vec vullnetit qo na nevojitej për të bërë më të mirën në katër provime që janë vendimtare për të ardhmen tonë. Logjikisht shpresonim që, shumica e shteteve evropiane, provimet e maturës të na anulloheshin dhe notat të na llogariteshin me mesatare, por edhe pse kjo nuk ndodhi, nuk bëmë zë dhe vazhduam përgatitjen me sforco.

Na u tha se do të kishte lehtesime, ndërkohë na u dyfishua numri i pyetjeve, na u shkurtua afati kohor dhe na u ngushtua kufiri i pikëve midis notave. E megjithatë, përsëri nuk bëmë zë. Por kur në fund na jepet një provim i një niveli vështirësie të pajustifikuar edhe në një situatë normale, jashtë programit të cilit kemi punuar, me pyetje të formuluara në mënyrë absurde dhe me alternativa përgjigjesh tejet subjektive, atëherë nuk mund të qëndrojmë më pa bërë zë. Jo, nuk po protestojmë thjesht për “provimet e vështira”, po protestojmë sepse ndihemi sikur po talleni me djersën tonë. Një notë e ulët provimi për hartuesit e tezave tona, (që meqë ra fjala, ende s’na e kanë shuar kureshtjen se cfarë bëri Turi me barkën), mund të mos jetë asgjë, por për ne është nje derë më shumë e mbyllur.

Një derë që nuk na e hapin dot më as opozitarët e as forumet politike. Nuk po kërkojmë as notat e as diplomat fallco të qeverisë së mëparshme, po kërkojmë vetëm të mos trajtohemi si brez eksperimental kur në lojë është e ardhmja jonë. Uroj që dy provimet në vijim, të paktën, mos të rezultojnë në studentë të dëshpëruar për tre vite arsimi të hedhura në kosh. Nga maturantja: Aleksia Peleshi” shkruan ajo ne rrjetet sociale.

Tags: aleksia peleshimaturaprovimireagim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.