Horoskopi, 7 Qershor 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 7 Qershor 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

532
0
Shares

Dashi

Nuk do kënaqeni aq sa duhet sot ju te dashuruarit pranë personit qe keni ne krah dhe ka rrezik te kërkoni persona te tjerë. Beqaret nga ana tjetër do bëjnë për vete persona te shumte dhe do mund te zgjidhin me te përshtatshmin. problemet financiare do i zgjidhni një e nga një dhe do ndiheni shume me te qete se me pare. Edhe shpenzimet do i kryeni me maturi.

Demi

Venusi do kujdeset veçanërisht për gjate kësaj dite. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e partnerit dhe do mirëkuptoheni për gjithçka. Qe sot e tutje shume gjera kenë për te ndryshuar për ju. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me tepër sesa aq. Me financat duhet te tregoheni sa me te matur. Situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

Binjaket

Yjet do e bëjnë me te bukur dhe me te animuar sot jetën tuaj ne çift. Pritet te kaloni çaste fantastike se bashku me atë qe keni ne krah kështu qe duhet te shfrytëzoni çdo sekonde. Beqaret nuk do kenë mundësi te mira për te filluar lidhje serioze. Financat do jene te privilegjuara dhe gjendja sa do vije e do përmirësohet. Do ndiheni mire.

Gaforrja

Jeta sentimentale e çifteve nuk do ketë shume trazira gjate kësaj dite, përveç disa debateve te vogla ne mëngjes. Qe nga mesdita do i shihni gjerat me një sy tjetër. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe kjo do i beje te mos e kërkojnë dashurinë. Ne planin financiar duhet te merrni masa ne mënyrë qe situata te mos dale jashtë kontrollit.

Luani

Kjo dite do jete e mrekullueshme për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do i rregulloni edhe disa probleme qe keni pasur dhe do ndiheni si ne ëndërr. Beqaret do mund te fillojnë një lidhje, por qe fatkeqësisht nuk do jete aq afatgjate sa mendohej. Ne planin financiar nuk do keni për çfarë te merakoseni sepse gjendja do vije duke u stabilizuar.

Virgjeresha

Duhet me patjetër ta ndryshoni sjelljen përkundrejt partnerit tuaj sot sepse përndryshe gjerat do marrin tatëpjetën. Mos e prishni me dorën tuaj harmoninë qe ka mbizotëruar gjithë këto kohe. Beqaret duhet te tregohen te matur dhe te mos pranojnë çdo lloj ftese qe do ju behet. Yjet do ju ndihmojnë me tepër ne planin financiar. Situata do jete me e mire.

Peshorja

Dite edhe me e qete nga sa e mendonit kjo e sotmja. Duhet te përfitoni nga kjo për te folur me partnerin edhe për disa tema delikate. Beqaret do realizojnë disa takime te papritura, por qe shume shpejt do ua ndryshojnë rrjedhën e jetës. Ne planin financiar do gjendeni përballë disa situatave tejet te vështira. Kujdes me çdo hap sepse gjerat mund te mos shkojnë si i keni programuar.

Akrepi

Heshtja do jete armiku kryesor i jetës suaj ne çift sot kështu qe mos lejoni qe ajo t’iu pushtoje. Provoni çdo lloj eksperience mjafton te jete e re. Beqaret do jene kapricoze dhe nuk do mund te fiksohen pas një personi. Financat do i menaxhoni me shume përkujdes dhe gjendja do vije dalëngadalë duke u stabilizuar. Mos kërkoni kurrsesi qe buxheti te rritet menjëherë.

Shigjetari

Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një dite mjaft te këndshme pranë partnerit. Do ketë edhe çaste romantike edhe nga ato nostalgjiket. Beqaret duhet te qëndrojnë gjithë kohës me këmbë ne toke dhe te mos hedhin hapa te nxituara. Ne planin financiar duhet sa me shume maturi dhe përkujdes ne mënyrë qe situata te mos jete me delikate. Do i keni te gjitha mundësitë.

Bricjapi

Dite shume e mërzitshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni mire pranë partnerit dhe do debatoni ashpër me te. Qëndroni pak larg njeri-tjetrit dhe reflektoni. beqaret do e bëjnë me ne fund për vete personin qe kane pëlqyer prej kohesh. Sektori i financave do jete shume me i mire nga me pare. Do e hidhni çdo hap te mirë menduar.

Ujori

Marrëdhënia ne çift do jete thuajse perfekte gjate kësaj dite. Pranë partnerit do përjetoni kënaqësi dhe emocione si kurrë me pare. Beqaret do kenë takime gjate gjithë ditës, por nuk do mund te fillojnë menjëherë një histori dashurie. Financat duhen pasur me shume ne vëmendje ne mënyrë qe te mos ketë asnjë problem apo vështirësi.

Peshqit

Çështjet e zemrës nuk do shkojnë shume mire sot. Do konfliktoheni here pas here me partnerin dhe asnjeri nuk do pranoje te hapin rruge. Beqaret do dashurohen çmendurisht pas një personi te cilin e kane neglizhuar kohe me pare. Shume gjera kane për te ndryshuar për ta. Financat nuk do jene aspak ne një gjendje te qëndrueshme. Kujdes!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY