Tirana, fundjava pa uje per shkak te Bovilles

Tirana, fundjava pa uje per shkak te Bovilles

222
0
Shares

Qytetarët e Tiranës do të kene mungesa te theksuara uji në shtëpitë e tyre, për shkak të punimeve në Bovillë.

Zv/drejtoresha e përgjithshme e UKT, Evis Gjebrea tha se do të nisin punimet për lidhjen e linjës së transmetimit të Ujëmbledhësit të Bovillës me Impiantin e trajtimit të ujit në Bovillë dhe kjo do shkaktoj ndërprerjen e ujit.

“Kjo është një linjë, e cila do të transmetojë dyfishin e kapacitetit që transmetohet aktualisht deri në impiantin e përpunimit të Bovillës. Në impiant aktualisht prodhohet 1800 litra për sekond ujë dhe me këtë shtesë të kapacitetit do të shkojmë në 2400 litra/sec. Do të jetë e gjithë Tirana e cila do të ketë kufizime të furnizimit me ujë. Ne kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve pasi punimet do të fillojnë herët në mëngjes ditën e shtunë dhe pritet që të vazhdojnë edhe ditën e diel. Të marrin masa për të depozituar, për të patur depozitat e mjaftueshme gjatë këtyre dy ditëve që do të kryhen punimet”- tha Evis Gjebrea.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY