Detajet e marreveshjes, dokumenti qe u firmos sonte

Detajet e marreveshjes, dokumenti qe u firmos sonte

156
0
Shares

Zbardhen pikat e marrëveshjes se firmosur mes palëve politike për Reformën Zgjedhore. DROJI.al ka siguruar dokumentin ku jane sgkruar 12 pikat e marreveshjes.

Disa nga pikat kryesore jane: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i nënshtrohet procesit të reformimit, ndërkohë që do të krijohet posti i zv.kryetarit të KQZ-së, që do të kujdeset për procesin e zbatimit të projektit të identifikimit biometrik të votuesve.

Prane KQZ-së do të jetë dhe dy eksperte te huaj që do të ndihmojë në përgatitjen, trajnimin dhe zbatimin e procesit të identifikimit biometrik.

Ne lidhje me sistemin zgjedhor marreveshja thekson se për këtë pikë palët nuk kanë arritur konsensus.

Ndërkohë që opozita është tërhequr nga kërkesa e saj për Qeveri Tranzitore para zgjedhjeve.

Kolegji Zgjedhor të përbëhet vetëm nga anëtarë që kanë kaluar procesin e vetingut, ndërsa PD është tërhequr nga kërkesa e saj për të përfshirë në këtë proces Gjykatën Kushtetuese.

PS është tërhequr nga propozimi i saj për të depolitizuar komisionet e votimit dhe ato të numërimit. Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve do të kenë të njëjtën strukturë si në zgjedhjet e shkuara.

Në dokument thuhet se Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë me mirëbesim dhe të përpiqet të arrijë zgjidhje të pranueshme reciprokisht kur dhe ku është e mundur të adresojë rekomandimet kryesore të ODIHR në lidhje me: (1) blerjen e votave; (2) presion ndaj votuesve dhe administratës publike; (3) keqpërdorimi dhe abuzimi i burimeve të administratës, shtetërore dhe financiare; (4) përplasje me grupet kriminale; (5) liria e votës dhe fshehtësia; dhe (6) manipulimi dhe falsifikimi i rezultateve zgjedhore.

Mungesa eventuale e progresit në këto propozime NUK do të parandalojë ose vonojë një marrëveshje dhe miratimin e saj në Parlament të masave siç është rënë dakord në pikat 1-9”, thuhet më tej.

Marreveshja me 12 pikat:

1.Identifikimi elektronik: ODIHR rekomandon futjen graduale dhe ka sugjeruar në komentet për Këshillin se çdo tranzicion drejt identifikimit elektronik, votimit apo numërimit, duhet te nise me një program pilot që përbëhet nga jo më shume se 20 % e votuesve të sugjeruar nga Këshilli. Gjithsesi palët zotohen te mbështesin implementimin e identifikimit elektronik të 100 % të votuesve ne zgjedhjet e ardhme, nëse është teknikisht i arritshëm. Kjo mundësi do të përcaktohet nga ekspertiza ndërkombëtare e mbështetur nga KQZ. Qeveria e Shqipërisë garanton fondet në kohë për zbatimin, aq sa është i mundshëm.

2.KQZ do të ketë një zv. komisioner që do të drejtojë përcaktimin e mundësisë për identifikimin biometrik të votuesve. Zv. komisioneri do të ketë përgjegjësi të përbashkët e të barabartë me kryetarin për zgjedhjen, monitorimin deh zbatimin e identifikimit biometrik të votuesve. Zëvendësi do të monitorojë, mbikëqyrë rekrutimin e trajnimin e komisionerëve, i ndihmuar nga një ekspert ndërkombëtar. Një tjetër ekspert ndërkombëtar do të mbështesë CEC në trajnimin për procedurën.

3.Struktura e KQZ do të përbëhet nga pesë anëtarët e rregullt, apeli nga pesë anëtarë, një zyrtar ekzekutiv dhe një zv. ekzekutiv. Anëtarët do të pranohen sipas raportit maxhorancë-minorancë në trupat e rregullt dhe ato të apelit. Komisioneri shtetëror do të zgjidhet me anë të konsultimeve.

4.Grupet e numërimit: Dy grupe zyrtarësh jo-politikë, një prej të cilëve numëron dhe tjetri asiston dhe ndërrojnë rolet me çdo kuti votimi. Anëtarët e tjerë do të jenë ose dy monitorues një nga pushteti e një nga opozita , ose një monitorues nga secila prej katër partive kryesore parlamentare nga zgjedhjet e 2017.

5.Qendrat e votimit: Dy anëtarë të komisionit me të drejta të kufizuara për monitorim dhe kontestim te drejte nga pushteti dhe opozita, dhe tre te emëruar me lotari nga KQZ, e cila do të veprojë si kryetare në marrjen e vendimeve. Dy të tjerë do të shërbejnë si asistente, pa të drejtë vote.

6.ZEZ do të jetë strukturë e njëjtë si qendra e votimit

7.Kolegji elektoral do të zgjidhet nga gjykatësit që kanë kaluar procesin e vetingut.

8.Procesi i Apelit: Kolegji Elektoral që dëgjon apelimet mbetet i pandryshuar (degjon apelimet që nuk nisin në Gjykatën Kushtetuese)

9.Depolitizimi: Nuk do të ketë ndryshime në adminsitratën elektorale për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare e lokale) Punonjësit e sektorit publik mund të jenë pjesë e adminsitratës elektorale të zgjedhjeve duke nisur nga zgjedhjet e pritura. Reforma në vijim e adminsitratës në Shqipëri do të përforcojë fokusimin e saj në depolitizimin e shërbimit publik.

10.Përshtatja: Të gjitha propozimet do të hartohen në amendamente ligjore që do të rivlerësohen e kontrollohen nga Këshilli Politik, në mënyrë që  të reflektojnë marveshjen PARA se ajo të kalojë në Parlament dhe PA ndryshime apo amendamente të tjera. Në rast të korrektimeve teknike të propozuara, ato duhet të aprovohen nga Këshilli Politik, Para votimit.

11.Masa shtesë: Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë me mirëbesim për të arritur zgjhdhje të pranueshme dhe rekomandimet e ODIHR në lidhje me: blerjen e votës, presionin ndaj voruesve dhe adminsitratës, keqpërdorimin e adminsitratës, bashkëpunimin me grupet kriminale, lirinë apo fshehtësinë e votës  apo manipulimin e rezultateve

12.Pikat e 1,2,3 7,8,9, 10 e 11 dhe shënimet më poshtë hyjnë në fuqi për zgjedhjet e pritura parlamentare e lokale. Pikat 4,5,6, hyjnë në fuqi për zgjedhjet e ardhsme parlamentare e lokale

Shënim: Propozimi për qeveri tranzitore apo kryetar tranzitor të policisë nuk janë kusht për aprovimin e sa më sipër. Nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY