Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SPAK “rrëzon” OFL, heq sekuestron për 48 pasuri

04/06/2020
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Posacme Antikorrupsion dhe Krimin e Organizuar (SPAK) ka vlerësuar si në kundërshitm me aktin normativ 48 pasuri të sekuestruara gjatë Operacionit Forca e Ligjit nga Policia e Shtetit.

Sipas SPAK, këto pasuri nga të cilat 15 të paluajtshme dhe 33 automjete, për të cilat është vendosur sekuestro në kushtet e emergjencës i janë kthyer policisë së shtetit. Po ashtu edhe bllokimi i një pasaporte është bërë në kundërshtim më aktin normativ.

Sakaq SPAK ka vlerësuar si të ligjshme sekuestrot e bëra nga Policia e Shtetit, dhe është kërkuar vendosja e sekuestros nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për 72 pasuri. Nga të cilat 15 pasuri të paluajtshme dhe 57 raste automjete.

Njoftimi i SPAK:

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, nga hyrja në fuqi e këtij akti dhe deri me datën 31.05.2020, ka paraqitur për vlerësim në Prokurorinë e Posaçme 80 raste sekuestrimesh, duke kërkuar vlerësim sekuestroje për 148 pasuri.

Nga 148 pasuri të dërguara për vlerësim sekuestro, 99 pasuri janë automjete dhe 49 janë pasuri të paluajtshme (truall dhe objekte).

Gjithashtu në një rast është dërguar për vlerësim masa e bllokimit të pasaportës e vendosur në kushte emergjente për një shtetase.

Prokuroria e Posaçme ka marrë në shqyrtim të gjitha rastet e paraqitura dhe ka dhënë zgjidhje ligjore për të gjitha kërkesat e paraqitura nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si më poshtë :

  • Janë vlerësuar të ligjshme sekuestrot e bëra nga Policia e Shtetit dhe është kërkuar vendosja e sekuestros nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për 72 pasuri. Nga të cilat 15 pasuri të paluajtshme dhe 57 raste automjete.
  • Është vlerësuar se për 48 pasuri, nga të cilat 15 të paluajtshme dhe 33 automjete, sekuestro në kushtet e emergjencës, apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020 dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialeve Policisë së Shtetit.
  • Brenda afatit ligjor vazhdon shqyrtimi i kërkesave te Policisë së Shtetit për vendosje sekuestro për 28 pasuri, nga të cilat 19 të paluajtshme dhe 9 automjete.
  • Në lidhje me rastin e bllokimit të pasaportës është vendosur kthimi i saj, pasi bllokimi ishte bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020

Aktualisht prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, për rastet që gjykata ka vendosur sekuestro të pasurive janë duke përgatitur kërkesat për konfiskim për t’i paraqitur në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

/DRONI.al/

Tags: Oflrrezonsekusetrimetspak

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.