Policia italiane vuri ne pranga natën e kaluar 23 persona mes të cilëve edhe 6 shqiptarë.
Operacioni u krye nga policia e Fosinone që ka ngritur akuzat e posedimit, blerjes, transportit dhe trafikut të drogës dhe grabit.
Hetimet nisën në vitin 2017 pas denoncimit të një biznesmeni 30-vjeçar nga Ciociaria, i cili ishte kërcënuar nga disa të huaj. Edhe ai është arrestuar pasi kishte bërë kallëzim të rremë sepse hetimet zbuluan një rrjet të tërë të trafikut të hashashit, marijuanës, por edhe kokainës.
Biznesmeni ankohej në fakt për një grup rival në trafikun e drogës. Të arrestuarit janë të gjithë nga 23 deri në 40 vjeç, përveç një 69-vjeçari dhe dy grave italiane që u lanë në arrest shtëpie.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/