Basha mesazh për krijimin e qeverisë Hoti: Suksesi i Kosovës është sukses...

Basha mesazh për krijimin e qeverisë Hoti: Suksesi i Kosovës është sukses i interesit kombëtar të gjithë shqiptarëve

87
0
Shares
Lulzim Basha gjate lidhjes virtuale ne seli

Nuk ka munguar mesazhi i Kryetarit Basha per qeverine e re te Kosoves. Basha i uron kryeministrit Hoti sukses dhe uron qe Kosova te arrije synimet per ti sherbyer interesit me te mire te qytetareve.

Konsolidimi i shtetit, integrimi euroatlantik, mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, janë sfidat, përballimi me sukses i të cilave janë në interes jo vetëm të Kosovës e popullit të saj, por jetike për paqen dhe proceset integruese të krejt rajonit tonë”,-shprehet Basha.

Basha tha se Partia Demokratike e Shqipërisë sot në opozitë dhe nesër në qeverisjen e vendit do të jetë përherë në krah të Kosovës, në krah të qytetarëve të saj, me bindjen e palëkundur se suksesi i Kosovës është sukses i interesit kombëtar të gjithë shqiptarëve.

Me 61 vota pro, 24 vota kundër dhe 1 abstenim, në Kuvendin e Kosovës u votua Qeveria e koalicionit LDK-AAK-Nisma-minoritetet, me kryeministër Avdullah Hotin.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY