Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Albana Fiço fjalë prekëse për ndarjen nga jeta të babait të saj: Covid-19 kërkon të ndahemi këtu

03/06/2020
Albana Fiço fjalë prekëse për ndarjen nga jeta të babait të saj: Covid-19 kërkon të ndahemi këtu
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtoresha e ISHP Albana Fiço, vajza e albanologut të njohur  Agron Fiço i cili u nda nga jeta një ditë më parë i ka dhënë lamtumirën e fundit babait të saj.

Me anë të një statusi, Fiço shpreh trishtimin për këtë humbje të madhe, ndërsa mes dhimbjes thotë se ai ishte babai që i kuptoi pa i gjykuar.

Ajo falenderon të gjithë miqtë që i janë gjendur pranë në këtë kohë të vështirë të pandemisë, dhe shton se kur e gjithë kjo të mbarojë do të organizojnë një ceremoni përkujtimore në nder të tij.

“Të dashur miq e të afërm ! Mua që nuk më mungojnë fjalët, sot më ka rënë  barra që të flas për Babanë tim që ishte mjeshtër i fjalës.

Për ata që e njohën nga afër dhe për ata që nuk arritën ta njihnin aq mire, do të desha t’u them: Se ishte dhe mbetet një njeri i veçantë që me përpjekje të stërmundimshme nga fillime të dhimbshme, erdhi deri në ditën që lamë pas, me një sërë gjërash për t’u kujtuar.

Ishte Babai që na kuptoi pa na gjykuar, që emancipimin tonë e gjeti tek shkollimi dhe dija. Njeriu që më shoqëroi çdo 1 shtator në shkollë.Njeriu që e deshi pafund dhe shkroi intensivisht për gjuhën, folklorin dhe kulturën shqiptare.

Botoi libra dhe hapi katedra dhe programe të gjuhës shqipe në të tre kontinentet, duke u bërë si rrallë herë profesor në tre kontinente.Ishte dhe do të mbetet pinjoll i Ficatëve, që e deshi Gjirokastrën së cilës i kushtonte poezi e i këndonte këngë si pak kush.

Njeriu që i adhuronte vajzat dhe nipin Martinin në një mënyrë të atillë që pak kund e kam gjetur duke qenë njëherësh sa kërkues, aq dhe i emancipuar.

Jam e sigurt, që në këtë ditë qershori plot diell,  kemi shumë herë më tepër arësye ta kujtojmë Babin për çfarë la pas në trajtën e punës dhe përpjekjeve të tij personale, faqeve të shumta të shkrimeve për gjuhën dhe kulturën, dashurisë dhe hapësirës shpirtërore që na krijoi ne, fëmijëve të tij. Ndjeshmërisë ndaj edukimit si një dritare e pashoq për të kuptuar botën që na rrethon, adrenalinën për të shkuar përpara dhe besimit tek Ne dhe Lirka e tij e dashur, se sa të humbasim në terrin e dhimbjes së largimit të tij.

Prandaj në emër të Lirkës së tij të shtrenjtë, Delës, Martinit dhe timin personal, ju falenderoj me zemër që na u gjendët pranë në këtë kohë ku COVID -19 gjunjëzoi botën, sfidoi dhe ritualet mortore dhe na kërkon që të ndahemi këtu pranë varrit të këtij burri, Babait tim të shtrenjtë, për t’u takuar së shpejti kur të na mundësohet, për të bërë një ceremoni përkujtimore ashtu siç dimë ne ta bëjmë. Deri atëherë, lamtumirë babai im i shtrenjtë! të qoftë i lehtë dheu!”-ka shkruar Fiço.

//DRONI.al/

Tags: albana ficoAlbanologubabaivdes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.