PD dorezon padine ne SPAK. Lista me veprat penale dhe emrat e...

PD dorezon padine ne SPAK. Lista me veprat penale dhe emrat e akuzuar

144
0
Shares

PD dorëzoi kete mesdite në SPAK padinë për shembjen e paligjshme të Teatrit. Padia u dorezua nga sekretati ligjor i PD, Clirim Gjata dhe ish deputetja Albana Vokshi.

“Ne e dorëzuam padinë për shembjen e paligjshme të teatrit në SPAK, sepse besojmë se dikush duhet të shkojë në burg për krimin e kryer. Përvec shërbëtorëve që kanë hedhur firmat në vendime të paligjshme, Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të ndëshkohen nga drejtësia, sepse kanë vepruar me Teatrin si një organizatë kriminale, tha deputetja Vokshi.

Ne vijim ajo tha se eshte kërkuar nga prokuroria që të vendosë sekuestro preventive për truallin e kaluar në pronësi të bashkisë me vendim qeverie. Kjo do të ndalë çdo akt tjetër, si ndërtimin e një projekti të paligjshëm, ashtu edhe grabitjen e truallit për të ngritur atje kullat e oligarkëve të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Partia Demokratike e konsideron çështjen e shmebjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar një provë për funskionimin e pavarur të SPAK-ut. Me apatinë e deritanishme, SPAK ka zhgënjyër këdo që ka besuar se ky insticion do të ndëshkojë qeveritarët e korruptuar dhe bandat e krimit të organizuar.

SPAK i ka aty të gjitha faktet. Mjafton që prokuroret të bëhen shërbëtorë të politikës dhe kjo çështje çon pas hekurave Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

Edi Rama në bashkëpunimin kriminal me Erion Veliajn ka zgjedhur vetë projektin fitues, pa hapur më parë garën për konkurs sipas përcaktimeve të Ligjit për Prokurimet Publike. Këtë e pohuan edhe pas shembjes barbare të Teatrit, siç e cilësoi Le Monde, apo pas vendimit me stil hitlerian, siç shkroi der Standard. Është Edi Rama që ka zgjedhur arkitektin Bjarke Ingels për këtë project që 1 vit e gjysëm përpara se kompania Fusha ta paguante atë, si project privat.

Nëse SPAK-u ka vullnet për të zbatuar ligjin, faktet janë të plota për ta ndëshkuar këtë korrupsion kriminal të Edi Ramës dhe Erion Veliajt me Teatrin Kombëtar, tha Vokshi.

Me pas Clirim Gjata tha se ligji për Prokurimin Publik e detyron qeverinë shqiptare të kryejë konkurs ndërkombëtar për projektin e Teatrit të ri. Por kryeministri ka shkelur ligjin duke eliminuar garën dhe duke diktuar vetë projektin dhe koston e lartë të tij, 30 milionë euro.

SPAK e ka për detyrë të ndalë jo vetëm grabitjen e truallit të teatrit dhe tokës publike, por edhe të 30 milionë eurove që do të merren borxh për të mbuluar pastrimin e parave të pista me projektin criminal të Edi Ramës për teatrin dhe Kullat që do ta rrethojnë atë.

SPAK ka në dorë një çështje historike që ndan dy kohë. Koha kur drejtësinë e bën politika duhet të marrë fund me vendosjen e drejtësisë për Teatrin. Kjo është koha kur qeveritarët e korruptuar duhet të shkojnë në burg, perfundoi Gjata.

KALLËZIMI ËSHTË PËR KRYERJEN E 9 VEPRAVE PENALE TË MËPOSHTME:

1. “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i K.Penal,
2. “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”, parashikuar nga neni 154 i K.Penal, “Shkatërrimi i veprave kulturore”, parashikuar nga neni 160 i K.Penal,
3. “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal,
4. “Shkelja e barazise se pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i K.Penal,
5. “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga
6. neni 259 i K.Penal,
7. “Korrupsioni pasiv i funksionareve te lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 260 i K.Penal,
8. “Organizata kriminale”, parashikuar nga neni 333 i K.Penal
9. “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i K.Penal.

KALLËZIMI DREJTOHET KUNDËR:

Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë;
Erjon Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tirane;

Arbjan Mazniku, Alban Dokushi, Taulant Tusha, Erindi Bejko, Jonida Halili, Julinda Dhame, Ditjon Baboci, Dhimitraq Furxhi, Frida Pashako, Berta Piro, Laura Deliu, Elena Jaupaj, Jetmir Hasa, në cilësinë e nëpunësve civilë pranë Bashkisë Tiranë dhe propozues për shembjen e Teatrit Kombëtar;

Toni Gogu, Kryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë;

Ing. Agron Hysenlliu, Ing. Afrim Cenga, Ing. Artur Hasantare, Ing. Olsi Nunaj, Ing. Elbarina Nunaj, në cilësinë e funksionarëve të Institutit të Ndërtimit.

Dallëndyshe Bici, Kryeinspektor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY