Basha, ekspertet me te mire per hartimin e ligjit te ri te...

Basha, ekspertet me te mire per hartimin e ligjit te ri te pronave

115
0
Shares

Në kuadër të finalizimit të alternativës qeverisëse të Partisë Demokratike, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në një takim pune një përfaqësi nga shoqata e pronarëve, të cilët janë shumë të shqetësuar nga qëndrimi dhe lobimi negativ i qeverisë së Ramës për çështjen e pronave.

“Qeveria Rama ka interes vetëm një grusht individësh që përfitojnë në kurrizin e pronarëve. Ne besojmë se e drejta e pronës nuk mund të zhbëhet me një kompensim qesharak. Interesi i kësaj Qeverie janë oligarkët, PPP dhe koncesionet me miliarda euro në kurriz të shqiptarëve.” – u shpreh Basha.

Duke pranuar përgjegjësitë e PD-së në të kaluarën, kryetari Basha ka garantuar përfaqësuesit e shoqatave të pronarëve se qeveria e tij do të mundësojë një zgjidhje përfundimtare sipas standarteve europiane për pronarët në konsultim me ta.

“Duke patur parasysh edhe të metat tona në raport me pronën dhe pronarët gjatë qeverisjes së PD, kemi vendosur që t’i ofrojmë pronarëve ndihmën tonë ligjore përmes ekspertëve në trajtimin e çështjeve të tyre në aulat gjyqësore ndërkombëtare. Gjithashtu, së bashku me ta, u dakordësuam për të hartuar një projekt të qartë dhe gjithashtu piketat kyçe të një pakete ligjore që do të zëvendësojë korpusin kriminal të projektligjeve në lidhje me pronën të miratuar nga qeveritë Rama.” – garantoi zoti Basha përfaqësinë e shoqatave të pronarëve.

Procesi, që do të koordinohet përmes zonjës Ledina Mandia, synon që, në bashkëpunim me shoqatën e pronarëve të jepet zgjidhja e duhur ligjore për pronën në Shqipëri.

Në takim u theksua se politikat e ndjekura nga qeveria Rama janë në kundërshti me të drejtën themeltare të njeriut për të zotëruar dhe gëzuar pronën. “I gjithë korpusi ligjor dhe veprimet e qeverisë Rama kanë qënë kundër pronës private dhe në sherbim të planeve korruptive të biznesmenëve te lidhur me të, pjesë e të cilit është edhe ligji i investimeve strategjike në vitin 2015, ligji për tokën apo ligji i ri i Pronave. Ai e trajton pronën private të individit si një mall në shportën e Oligarkut pa pasur respekt për shenjtërinë e pronës dhe zotëruesit të saj.” – theksoi zoti Basha

Kreu i opozitës garantoi pronarët se PD do të përfshijë në programin e saj propozimin e përbashkët “PD-Pronarë” për çështjen e pronës në mënyrë që të trajtohet me drejtësi procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave, si një nga të drejtat themelore të njeriut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY