Kapet i shumekerkuari nga Tepelena, aksioni i pare i Fast Albania

Kapet i shumekerkuari nga Tepelena, aksioni i pare i Fast Albania

262
0
Shares

So ra ne pranga Julian Çela nga Tepelena, pasi është dënuar për trafik droge dhe i eenuar me 7 vite burg.

Ky është operacioni i parë i Njësisë Speciale FAST, e cila ka në përbërje komando nga ushtria dhe oficer policie të trajnuar për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë.

“Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar, i dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Mesditës e sotme, Njësia Speciale FAST ALBANIA, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për lëvizjen e një personi të shpallur në kërkim, i cili qarkullonte me dokument të falsifikuar për t’iu shmangur identifikimit nga punonjësit e Policisë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Teleferiku”.

Si rezultat i mirorganizmit, në vendin e quajtur “Rruga e Teleferikut” është bërë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim Julian Çela, 30 vjeç, banues në Tepelenë.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi në vitin 2015, Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, thuhet ne njoftimin e policise.

Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet një dokument i falsifikuar, me fotografinë e tij dhe të dhënat e vëllait të tij, me qëllim që t’i shmangej identifikimit nga ana e punonjësve të Policisë, perfundon njoftimi i policise.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY