Hiqet tarifa e dezinfektimit ne kufi me Kosoven

Hiqet tarifa e dezinfektimit ne kufi me Kosoven

186
0
Shares

Ministria e Brendshme e Kosovës pezulloi sot pasite kontratën për dezinfektimin e kamionëve që futen në territorin e saj. Gjatë ditës së sotme në kufirin Shqipëri-Kosovë, të gjithë kamionët paguanin nga 12-22 euro për të dezinfektuar kamionët. Ndërkohë mbetet në fuqi kushti që çdo person i cili kërkon të futet në Kosovë, duhet të ketë bërë tamponin 4 ditët e fundit, nëse është i prekur nga koronavirusi ose jo.

”Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës. Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19. Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare”, thuhet ne nje njoftim te ministrise se Brendshme.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY