Detajet tronditëse të abuzimit të 15 vjeçares nga roja, gazetarja: Tregohej prej...

Detajet tronditëse të abuzimit të 15 vjeçares nga roja, gazetarja: Tregohej prej një viti si ‘hit’ nëpër gojët e lagjes

132
0
Shares

Detajet me tronditese dhe te padegjuara lidhur me ngacmimin e nje 15-vjeçare ne zonen e Kamzes, e ka rrefyer gazetarja Anila Hoxha.

Të shumta kanë qenë reagimet për këtë lajm, ndërkohë që sot gazetarja Anila Hoxha ka bërë një shkrim, tregon ate që sot po ndodh poshtë shtëpisë së familjes të 15-vjeçares.

“Një skandal i tille ishte zbuluar prej një viti nga banorët e lagjes në periferi të Tiranës, kur shikonin fëmijën duke u ngjitur në një shtëpi që i përkiste dikujt që jeton në Greqi , kur e shikonin t’u nënshtrohej edhe të rinjve të tjerë aty. Diçka po ndodhte, por që policia ta merrte vesh duhet së pari që qytetarët ta besojnë”,-shkruan Hoxha.

POSTIMI I FUNDIT

Javët e fundit prindërit e 15 vjeçares të abuzuar seksualisht e kaluan duke fshirë nëpër muret e lagjes emrin e saj.

E gjithë lagjja ku emri katërgërmësh i fëmijës ka zënë muret e shtyllat, e dinte se kush shkruante dhe përse. Të gjithë e dinin, përveç policisë dhe familjes.

Shfrytëzimi i gjimnazistes tregohej prej një viti si një ‘hit’ nëpër gojët e lagjes dhe të shkollës, mes banoresh e fqinjësh, ku disa e përshkruanin si “fëmija i përhedhur”.

Ndërsa të tjerë e përshkruanin 65 vjeçarin si monstra që u tregonte fotografitë dhe videot e të miturës duke u mburrur ” shikojeni këtë”.Por ky informacion nuk kishte mbërritur në veshët e vulosur të policisë.

Në veshët e askujt, as të agjenteve të krimeve, as të patrullave që pinë birra në lokalin përballë shkollës dhe nuk shikonin të afishuar ngado emrin e S, apo të shikonin se si një vajze kalohej dorë me dorë dhe si një i moshuar ndërkohe tregonte videon në serviset e makinave të lagjes, në birrari, dhe tek të tjerë aty që pastaj ktheheshin në shtëpi dhe ruanin fëmijët e tyre duke patur parasysh se një tragjedi po luhej me fëmijën e komshiut.

Edhe mësuesit e shkollës në lagjen në periferi të Tiranes nuk dinin gjë.As psikologet nuk dinin gjë, ndonëse profili i rojës ishte aq i diskutueshëm sa ai u përzu prej aty. As oficeret e sigurisë që paguhen nga Ministria e Arsimit.

Roja i shkollës njihet në lagje për profilin e tij të diskutueshëm. Por ai u hoq nga puna jo për këtë gjë, por pasi ishte punësuar aty se bashku me gruan dhe djalin.

Emri i S. dhe sharjet për të ndërkohe të vrasin sytë , në hyrje të shtëpisë se saj në të dy krahët, në muret e shkollës, në muret e lagjes. Prej një viti është shkruar emri i vajzës dhe në anglisht ‘mirëserdhe në ferr’.

Prindërit nuk ia dolën ta mbulonin me gëlqere emrin e fëmijës së tyre që përdhunshëm u shkarravitej prej muajsh, por vetëm ata s’po dinin se përse emri i të miturës po vulosej si ‘A” e turpit të shoqërisë sonë.

Këtë të diele ia kushtova S. Një banore më thotë duke tundur kokën se fëmija doli duarsh për faj të prindërve që nuk e kontrollonin. ‘E dinim të gjithë këte gj”,- thotë një tjetër. Videot e vajzës qarkullonin ngado. I moshuari doli mendsh kur prindërit e mbyllen fëmijën në shtëpi dhe ajo nuk po dilte më”.

Pasi ata denoncuan, dhe katër banorë të lagjes u arrestuan, mes tyre adoleshente dhe ish roja, prindërit janë ngujuar brenda në shtëpi. Poshtë pallatit të tyre qëndron një grup të rinjsh, me në krye djalin e të akuzuarit si përdhunues.

Skandal. Presion fare i hapur. Ndonëse janë të afërmit e këtij 65 vjeçari që e përzunë nga familja disa muaj më parë, për të kundërshtuar sjelljen e tij. Skandal i paprecedente mungesa totale e informacionit të shkollës, policisë, a kujtdo tjetër që paguhet dhe ka për detyre të mbroje e të ruajë fëmijët dhe nxënësit në shkolla.

Një skandal i tillë nuk kishte nevoje të zbulohej nga kallëzimi i dy prindërve që për shkaqe të ndryshme iu drejtuan policisë , atëherë kur emri i fëmijës se tyre, dhe video e fëmijës së tyre po postohej ngado.

Një skandal i tille ishte zbuluar prej një viti nga banorët e lagjes në periferi të Tiranës, kur shikonin fëmijën duke u ngjitur në një shtëpi që i përkiste dikujt që jeton në Greqi , kur e shikonin t’u nënshtrohej edhe të rinjve të tjerë aty. Diçka po ndodhte, por që policia ta merrte vesh duhet së pari që qytetarët ta besojnë.

Skandal i paprecedente që pavarësisht zërave në lagje, asnjë nga përfaqësuesit e shkollës nuk e referoi çështjen në polici.

Skandal i paprecedente që i afërmi i një abuzuesi vazhdon të qëndrojë poshtë shtëpisë së dy prindërve që tashme janë të rrezikuar dhe kanë frike të dalin, pasi katër të dyshuar në lagje janë arrestuar për abuzim seksual.

Skandal që disa ore pas shpërthimit të kësaj bombe , veç versionit të policisë nuk ka asnjë deklarate nga bukuroshja e Ministrisë së Arsimit, ku i ka psikologet e shkollës, ku është stafi pedagogjik i kësaj shkolle?

Skandal që familja është braktisur dhe ka mbetur pa mbrojtje.Ata janë të kërcënuar. I pashë sot dhe e dëshmoj këtë gjë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY