Spahia: Ministria fshehu infektimet e reja te personelit shendetesor. Ja sa jane!

Spahia: Ministria fshehu infektimet e reja te personelit shendetesor. Ja sa jane!

115
0
Shares

Ish zv/ministri i Shendetesise, Bardh Spahia tha sot se ministria e Shendetesise genjen dhe po fsheh numrin e vertete te te infektuarve nga personeli shendetesor.

“E pabesueshme se si mund të gënjehet kaq paturpësisht, duke fshehur shifrën reale të të infektuarve në personelin shëndetësor!

Sot ministria e shëndetësisë tha se nga 35 anëtarë të personelit shëndetësor të testuar, vetëm 2 kanë rezultuar pozitivë. Kjo është një gënjeshtër skandaloze dhe e paturpshme! Vetëm në qendrën shëndetësore nr 9, vatra e re e infeksionit Covid-, kanë rezultuar pozitivë
4 anëtarë të personelit, 2 mjekë, një infermiere dhe personi në recepsion. Dhe testet në këtë qendër u bënë, vetëm pasi u denoncua se pas identifikimit të 2 të infektuarve të parë, personelit nuk u ishin bërë tamponët. Testet janë bërë dje por vetëm disa anëtarëve të personelit që paraqisnin simptoma dhe disa familjarëve të tyre, por jo të gjithë personelit të Qendrës. Nga testimet e pjesshme kanë rezultuar pozitivë 4 anëtarë të personelit mjekësor, ndërsa ministria raporton vetëm 2 në total.
Si mund të talleni në këtë mënyrë si me personelin shëndetësor ashtu edhe me qytetarët, të cilëve u keni detyrimin e transparencës?
Si nuk të vjen zor zonja ministre e shëndetësisë, që manipuloni kaq trashë shifra, që janë të verifikueshme nga vetë të interesuarit?
Si nuk “tmerrohesh“ që luan kaq paturpësisht me shëndetin e njerëzve?
Si nuk “tmerrohesh“ që edhe pse ke të paktën 6 të infektuar në Qendrën Shëndetësore nr.9, bën testim të pjesshëm e jo të plotë, në këtë vatër të re infeksioni?
Pse po ndihmon në përhapjen e virusit mes mjekëve e pacientëve, duke mos zbatuar protokollet anti Covid, e duke fshehur shifrat pastaj?
Si ka mundësi që nuk të “tmerron“ fakti se QSUT dhe Qendra Shëndetësore nr.9 janë kthyer në vatra infeksioni, sic u “tmerrove“ dje nga qytetarët që u mblodhën spontanisht rreth kreut të opozitës në Durrës? “, thote ish zv/ ministri Spahia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY