Ish zv/Kryeministrja, Ledina Mandia: Disa nga kerkesat e reformes zgjedhore i propozuam...

Ish zv/Kryeministrja, Ledina Mandia: Disa nga kerkesat e reformes zgjedhore i propozuam qe ne 2017

329
0
Shares

Ne nje interviste per agjencine AINA tir_fax, ish zevendeskryeministrja Ledina Mandia ka folur per sfiden e nje marreveshjeje per reformen zgjedhore mes mazhirances dhe opozites. Ne marreveshje jane propozuar edhe disa nga rekomandimet qe ajo dha gati tre vjet me pare ne raportin e task forces qe drejtoi gjate fushates elektorale te vitit 2017, kur mbante edhe postin e zevendeskryeministres.

Pyetje ; Negociatat për reformën zgjedhore ne mes pakeve PS-PD-LSI jane acaruar shume. Kumundet te bashkohen dhe ku mund te ndahen palet? A mendoni se pas shembjes së teatrit do te kete rezultate Keshilli Politik (KP) I posacshem per Reformen Zgjedhore (R.Z)? Pergjigje ; Mendoj se palet do te shfaqin vullnetin politik per te gjetur kompromis per te perfunduar R.Z me qellim arritjen e objektivave me qellimin per integrimin e Shqiperise ne BE. Shembja e TK e konsideroj veprim te pa jusitifikuar nga qeveria, I cili e demton imazhin e Shqiperise ne mbare boten ne kushtet qe Shqiperia po ben perpjekje per te integruar ne konsoludimin e shtetit Ligjor ne integrimin e BE. Kuptohet qe organet ligjzbatuese do te thpne fjalen e tyre per cdo veprim te pa menduar mire nga ana e cdo qeveritari apo kushdo tjeter per sakohe demtohet interesi poblik dhe trashegiminia kulturore ne nje vend te vogel dhe histori jo shum te gjate shtetformuese sic eshte Shqiperia.Pavaresisht kesaj situate te krijuar, ne mendimin tim palet politike duhet te vazhdojne te gjejne gjuhen e perbashket per te ardhur ne propozime konkrete te pranueshme te nje standarti europian qe e bejne Shqiperine te denje qe ne te ardhmen te jete pjese e familjes se madhe Europiane.

Pyetje ; Ambasada amerikane i ka sugjeruar K.P si model sistemin danez që parashikon lista të hapura kandidatësh dhe një ulje pragu, duke favorizuar partitë e vogla me ndryshimin e sistemit zgjedhor, Kush eshte mendimi juaj?

Pergjigje ; Une e konsideroj se cdo propozim nga faktori nderkombetare aq me teper nga SHBA-te, si nje udherefyes qe sherben per palet politike qe te zhvillojne diskutimin dhe te vendosin shtyllat mbi te cilat do te realizohet sistemi zgjedhor ne Shqipe. Jane pikerisht palet politike ato te cilat do te duhet te angazhohen me vullnet te plote per te pare cdo mundesi te nje qasje e cila do ti pershtatet sa me mire realitetit shqiptar.

Pyetje ; Cfare po ben mazhoranca për të vendosur frymën e bashkëpunimit dhe klimën e qete, për të përmbushur sa më shpejt miratimin e reformes zgjedhore sipas rekomandimeve të ODIHR-it?

Pergjigje ; Ne mendimin tim mazhoranca duhet te shfaq vullnet pozitiv dhe te jete e
vertete per ti hapur rruge nje meredhenie konstruktive me opoziten me qellim per te permbushur perfundimin me sukses te Reformes Zgjedhore sipas standartit te kerkuar nga SHBA & BE.

Pyetje ; Si mendoni, negociatat për reformën zgjedhore a do te kete rezultate? Ku pajtohen dhe ku ndahen palët deri tani? A ndikon atmosfera konfliktuoze e prishjes se Teatrit Kombetar?

Pergjigje ; Mendoj dhe shpresoj se negociatat do te kene rezultate positive nese mazhoranca do te jete serioze per sa kohe pretendon se perfaqeson nje pjese te konsiderueshme te elektoratit shqiptar. Shembja e TK ka prishur ndjeshem atmosferen e maredhenieve pozite-opozite., per sa kohe qe interesi qytetar eshte cenuar rende, gje e cila eshte pare publikisht per te cilen kane reaguar ashper shume media prestigjoze ne mbare boten. Per hir te procesit te integrimit per te realizuar nje sistem zgjedhor qe e meritojne shqiptaret, opozita ka shfaqur vullnetin pozitiv per te permbyllur kete proces ne nje kohe sa me te shkurter.

Pyetje ; PD-ja kembengul per qeveri kujdestare si garanci për procesin, a mendoni se do te arrihet?

Pergjigje ;Ne 2017 ne kuader te mareveshjes PS & PD kam ushtruar funksionin e Zev/kryeministres ne qeverine teknike te krijuar me qellim garantimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme per qytetaret shqiptare. Ne kete funksion kam drejtuar njekohesisht Task Forcen e krijuar enkas per monitorimin e sjelljes se administrates shqtetarore dhe perdorimin e parave publike gjate fushatas elektorale ne zgjedhjet e pergjthshme te vitit 2017. Ne perfundim te ushtrimit te ketij funksioni kam hartuar nje raport me gjetje perkatese dhe me propozime konkrete per te ardhmen me qellim realizimin dhe garantimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme. Nje nga keto propozime ka qene edhe propozimi per krijimin e nje qeverie teknike para zgjedhjeve. Ne perfundim te funksionit tim si Zev/kryeministre, ky raport me propozime konkrete nga ana ime I eshte vene ne dijeni Predidentit, Kryeministrit, Kryetarit te opozites, OSBE-ODHIR, Ambasades Amerikane, Delegacionit te OSBE dhe KE. Faktori Nderkombetar e ka vleresuar kete raport dhe propozimet konkrete duke e cilesuar si nje shembull pozitiv I pari ne llojin e tij. Keshtu qe edhe une e mbeshtes pa tjeter propozimin per qeveri teknike-kujdestare duke e vleresuar pozitiv fatin qe palet politike e moren ne considerate nje propozim te tille per ta future ne diskutime. Do te isha shume e lumtur nese palet politike do te bien ne mareveshje per te realizuar nje zgjidhje te tille.

Pyetje ; Cili eshte pozicioni dhe ndikimi I Ambasadores Amerikane ne kete çeshtje ?

Pergjigje ; Une e kam vleresuar dhe e vleresoj mbeshtetjen dhe protagonizmin e SHBA-ve ne te gjithe proceset shtet formuese dhe integruese dhe per kete jam shume entuziaste.

Pyetje ; Sa e mundur është arritja e një kompromisi politik deri me 31 Maj ashtu siç
eshtë parashikuar? Nëse nuk arrihet, a rrezikohet ecuria e procesit të integrimit?

Pergjigje ; Mendoj dhe shpresoj se shqiptaret dijne ta gjejne gjuhen e perbashket ne momentet kritike ku diskutohet per te ardhmen e shqiperise dhe interesa te shqiptareve te cilat I perfaqesojne. Une besoj se interesi kombetar prevalon ne cdo rast mbi cdo interes tjeter minimalist partiak. Ne kushtet qe jame besimplote ne kete drejtim, nuk dua te mendoj per nje deshtim i cili do te demtonte procesin e integrimit.

Intervistoi: Zenel Celiku

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY