Detaje te reja per vrasjet ne Gjorme. 30 te shoqeruar nga policia

Detaje te reja per vrasjet ne Gjorme. 30 te shoqeruar nga policia

352
0
Shares
Jane bere te ditur detaje te reja në lidhje me atentatin e ndodhur në mesnaten e së shtunës, në ambientet e jashtme të një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë.
Atentati paro dy viktima, biznesmenin Bujar Lika dhe Paulin Gjergjin, i cili vdiq sot ne spital, si dhe plagosjen e 21 vjecarit Kreshnik Tusha.

Policia ka shoqëruar 30 persona të dyshuar apo që kanë dijeni për ngjarjen, ndërsa pritet me padurim dëshmia e të plagosurit Tusha, i cili u gjet pak metra larg vendngjarjes.

Forcat e policisë ndodhen aktualisht te spitali i Traumës, në pritje për të marrë dëshminë e tij. I riu i është nënshtruar mbrëmë një operacioni, pasi ka marrë tre plumba në këmbë.

Sipas të dhënave policore, vec gëzhojave në vendngjarje policia ka sekuestruar edhe një pistoletë në dorën e viktimës Lika, që dyshohet të jetë edhe shënjestër e atentatit. Ai njohet si person me precedent të mëparshëm penal, shkruan news 24.

Lika është i njohur edhe me mbiemrin Hasani dhe dyshohej si i përfshirë në një ngjarje kriminale në Linzë, ku mbeti i vdekur Enton Nikaj.

Ndërsa Paulin Gjergji dhe Tusha rezultojnë persona pa precedente të mëparshëm penal.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY