10 te pavertetat e Kryeministrit Rama sot ne gazeten “Le Monde”

10 te pavertetat e Kryeministrit Rama sot ne gazeten “Le Monde”

318
0
Shares

Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar nje shkrim ne gazeten “le Monde”.

Qe ne fillim Rama thote se ceshtja e Teatrit eshte manipuluar permes te pavertetave.

“Dikush mund të pyesë veten se çfarë do të mendonte Shakespeare, virtuozi i madh i teatrit për këtë fenomen të mjerueshëm, që ne e quajmë sot dezinformim dhe epideminë e së pavërtetave.

Gjithashtu, është zhgënjyese të konstatosh se deri në çfarë pike gënjeshtrat dhe të vërtetat e cunguara përhapen në botën tonë në ditët e sotme, ku kërkohet që në fillim e vërteta të zvarritet në baltë, para se të shfaqet dhe më pas të fitojë, ndërsa faktet duhet të bëjnë shumë rrugë të gjatë nëpër shkretëtirë, para se të mbërrijnë në një port të sigurt”, shkruan Rama.

Por ai qe genjen eshte vete Kryeministri. Dhe genjen ne nje gazete qe nuk do e falte kurre perdorimin e saj per qellimet e organizates se korruptuar qeveritare ne Shqiperi.

Genjeshtrat e Rames:

Rama: Në maj të vitit 2020, Këshilli Bashkiak i Tiranës urdhëroi njëzëri shkatërrimin e ndërtesës së ish-Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Fakti: Keshilli nuk votoi njezeri. Pari dhjete perqind te votave kunder. Ne respekt te reputacionit te gazetes ku Rama hedhe kete genjeshter duhet te shtonte se pothuajse te gjithe anetaret e keshillit bashkiak jane nepunes te qeverise Rama, te shperblyer me honorare bordesh pervec rroges.

Rama: …pas deklaratave të përsëritura për një kohë të gjatë nga agjencia kombëtare shqiptare, përgjegjëse për inspektimin e ndërtesës, sipas së cilës kjo ndërtesë nuk ishte më e sigurtë dhe më pas duhej të evakuohej dhe prishej, duke i hapur kështu rrugën ndërtimit të një teatri të ri kombëtar në të njëjtin vend.

Fakti: Ka pasur vete  nje inspektim. Inspektimi i fundit ne baze te te cilit u shemb teatri ishte fiktiv. Askush nuk e ka inspektuar ate. Tre eksoerte nga pese hodhen firmat pa e pare kurre teatrin. Teatri nuk pesoi asnje demtim nga termeti i nentorit nderkohe qe ndertesa e Kryeministrise ka pesuar carje anesore ne disa vende dhe rrezikon renien per shkak te nderhyrjeve te drejtuara nga keshilltari i Rames, arkitekt.

Rama: Ndërsa tashmë kishte filluar puna e prishjes, disa parti politike shpejt organizuan një demonstrim.

Fakti: Demostrimi ishte spontan nga Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit. Opozita e mebshteti protesten.

Rama: Asnjë nga protestuesit nuk u plagos.

Fakti: U plqgosen disa protestues, mes ture dhe gazetare. Nje prej tyre pret nderhyrje kirurgjikale ne koke pas goditjeve te policise.

Rama: Sipas ekspertëve të trashëgimisë, të cilët janë shprehur me kalimin e kohës sa herë që ky argument kthehet në rendin e ditës, nuk kishte absolutisht asgjë jetike për këtë strukturë të shkatërruar

Fakti: Teatri eshte ne te gjitha listat e objekteve me rendesi kukturore dhe historike. Per here te pare u hoq nga lista prej qeverise Rama ne vitin 2018, para se te kalonte ne Parlament projekti korruptiv i rrembimit te prones publike.

Rama: Objekt i ndërtuar në 1939-n si një vend argëtimi për forcat pushtuese italiane që jetonin në Tiranë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Fakti: Ndertesa u porosit nga Mbreti Zog ne vitin 1937. Ndertesa perfundoi me 1939. Kishte dhe teater.

Rama: I ndërtuar me tallash të parafabrikuar dhe ashkla druri, misioni i tij ishte i përkohshëm.

Fakti: Ndertesa nuk ishte e perkohshme. Ajo u projektua nga nje arkitekt i njohur italian. Kishte konstruksion te qendrueshen pavaresisht nevojave per rikosntruksion.

Rama : (Genjen per se dyti) E vërteta të detyron: Ndërtesa e Teatrit Kombëtar asnjëherë nuk është klasifikuar si një monument i mbrojtur.

Fakti: Teatri eshte ne te gjitha listat e objekteve me rendesi kukturore dhe historike. Per here te pare u hoq nga lista prej qeverise Rama ne vitin 2018, para se te kalonte ne Parlament projekti korruptiv i rrembimit te prones publike.

Rama: Me gjithë këtë histori të zymtë, opozita politike shqiptare ka arritur të ndërtojë një legjendë sipas së cilës kjo ndërtesë e rrënuar, e projektuar dobët dhe pa unitet estetik ishte zemra dhe shpirti i kulturës.

Fakti: Debati qe ka zhvilluar opozita eshte ndertuar kryesisht mbi korrupsionin e kontrates me nje kompani kliente te Rames dhe Veliajt, vjedhjen e truallit te Teatrit per aferen qe kaloi me nje kigj te trukuar na Parlament. Opozita rrallehere ka ndertuar debat mbi vlerat duke ua lene kete ceshtje artisteve dhe eksperteve.

Rama: 101 artistë nga 103 anëtarët e Teatrit Kombëtar deklaruan mbështetjen e tyre përmes një peticioni, ku kërkuan ndërtimin e një ndërtese të re.

Fakti: Te gjithe artistet duan ndertimin e nje teatri te ri diku tjeter, dhe ne shumice aty ku eshte sic ishte. /DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY