Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbardhen kërcënimet e Avdylajve drejtuar gardianëve, çfarë ndodhi në burgun 313

30/05/2020
Qytetari zbulon disa nga pronat e ‘Avdylajve’ dhe lidhjet e tyre me Vangjush Dakon
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, nuk ia doli dot të mbajë në izolim të veçantë pjesëtarët e grupit të “Avdylajve”, të akuzuar në dosjen e njohur “339”.  Kreu i Burgjeve i është drejtuar pak ditë më parë Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar izolim për pesë të paraburgosur në burgun “313”, mes të cilëve edhe të pandehur të dosjes “339”, pas konflikteve verbale dhe fizike që kanë pasur me punonjësit e Policisë së Burgjeve.

Vendimi i drejtorit të Përgjithshëm, Ismaili, është marrë më 23 maj pas një përplasje që të arrestuarit patën me policët gjatë një kontrolli të ushtruar në qelitë e tyre, ku janë gjetur celularë të futur ilegalisht brenda burgut.

Zbulimi i celularit ka sjellë më pas irritimin e të burgosurve, veçanërisht pjesëtarët e grupit “Avdylaj”. Këta të fundit, sipas burimeve nga Burgjet, mësohet se kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, pasi i gjetën celularin.

Në ambientet e paraburgimit “313” mësohet se është shkaktuar kaos pas kësaj situate, mes të burgosurve dhe punonjësve të Policisë. Kanë qenë të paraburgosurit, kryesisht të pandehurit e dosjes “339”, ata të cilët dyshohen se kanë goditur dhe kërcënuar policët pas kontrolleve të kryera në qeli.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, pasi ka analizuar ngjarjen, ka kërkuar në Gjykatë izolim për thyerje të rregullave në qeli për: Hajri Seferin, Astrit Avdylin, Altin Avdylin, Saimir Gjepalin dhe shtetasin italian Giovani di Cosimo. Kërkesa e kreut të Burgjeve u shqyrtua ditën e djeshme në dhomën penale nga gjyqtarja Migena Laska. Nga shqyrtimi i kërkesës, gjyqtarja Laska nuk e pa të arsyeshme izolimin e të burgosurve të mësipërm. Sipas Gjykatës, vendimi i drejtorit të Burgjeve nuk është cilësuar i drejtë e në përputhje me ligjin nga ana e Gjykatës. Kjo ishte hera e parë që drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve kërkon izolimin e të paraburgosurve ose të të burgosurve në regjim të veçantë sigurie, ndërsa, më herët, një vendim i tillë është kërkuar për një të burgosur në burgun e Korçës. Të burgosurve me regjim të veçantë sigurie nuk u lejohen takim me familjarët dhe komunikimet me ta, si dhe kanë masa më të forta sigurie.

KONTROLLI QË SHKAKTOI KAOS TE “313”-TA

Një javë më parë, Drejtoria e Burgjeve mësohet se ka urdhëruar që në paraburgimin “313”, që ndodhet në rrugën “Jordan Misja”, në Tiranë, të ushtrohej një kontroll. Sipas burimeve, ky urdhër është dhënë në orët e vona të natës, ndërsa punonjësit e Policisë kanë zbatuar urdhrin për kontroll.

Dyshimet ishin se në këtë IEVP ishin futur sende të paligjshme dhe se duheshin gjetur nga ana e punonjësve të Policisë. Gjatë kontrollit të ushtruar, policët e Burgjeve janë futur në sektorin ku qëndrojnë të arrestuarit e dosjes “339”.

Burimet thanë se gjatë kontrollit të ushtruar në këtë sektor u kanë gjetur të burgosurve, dyshohet pjesëtarëve të grupit “Avdylaj”, aparate celularë. Punonjësit e Policisë kanë kërkuar dorëzimin e celularit nga ana e personit që e kishte, por janë hasur në kundërshtimin e tyre. Sipas Burgjeve, të paraburgosurit, Hajri Seferi, Astrit Avdyli, Altin Avdyli, Saimir Gjepali dhe shtetasi italian Giovani di Cosimo, kanë kundërshtuar kontrollin e policëve, madje duke i fyer dhe kërcënuar ata pas gjetjes së celularit.

Sipas burimeve për gazetën “Panorama”, kontrollet e ushtruara në këtë sektor kanë qenë të shpeshta gjatë kohëve të fundit, për shkak se ka pasur informacione se në institucion mbahen sende të paligjshme, kryesisht celularë./Panorama

Tags: avdylajtburgizolimisherri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.