OFL “zbarkon” në Elbasan, kush janë 4 të dënuarit që duhet të...

OFL “zbarkon” në Elbasan, kush janë 4 të dënuarit që duhet të deklarojnë pasurinë

148
0
Shares

Operacioni Forca e Ligjit ka shkuar sot në Elbasan ku i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë katër të dënuarve për vepra të ndryshme penale.

Agron Mehja, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”;

Kelmend Dalipi, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Eduart Haxhi, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Xhiljano Xhoxhi, banues në Elbasan, i dënuar ne Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY