SPAK nis hetimet për prishjen e Teatrit, zbulohet prokurori që merr në...

SPAK nis hetimet për prishjen e Teatrit, zbulohet prokurori që merr në dorë dosjen

230
0
Shares

Prokuroria e Posaçme Anti- Korrupsion ka filluar zyrtarisht hetimet për shembjen e Teatrit me prokuror të çështjes Ervin Kondilin.

Prokurori Kondili ka kërkuar sekuestruar dokumentet e vendimit për shembjen e godinës.

Janë dy kallëzime të Aleancës të bëra në SPAK, për të cilat ka filluar hetim i përbashkët. Hetimi sipas burimeve nuk po bëhet për emra konkret, siç e ka cilësuar AMT, por kryesisht për Bashkinë Tiranë.

Pritet të thirren në SPAK persona të përfshirë, gjithashtu edhe inxhinierë që kanë firmosur për shembjen, duke e konsideruar godinën të pavlerë.

Sot paradite në orën 11:00 Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvendos protestën po para SPAK për të kërkuar drejtësi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY