Gjekmarkaj mallkon Ramën në sy: Krishti t’i qitë sytë ishalla. Keni dhunuar...

Gjekmarkaj mallkon Ramën në sy: Krishti t’i qitë sytë ishalla. Keni dhunuar ndërgjegjen e një kombi

292
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka pasur debat të ashpër me dy gazetarët Alfred Lela dhe Agron Gjekmarkaj sonte në studion e real story të zhvendosur në Opera.

“BalkanËeb” sjell debatin e zhvilluar në emisionin “Real Story” në Neës 24, ku as kryeministri, por as edhe panelistët nuk e kanë kursyer ironinë.

Alfred Lela: Pse duhet të sillesh si i kreshterë kur ju jeni xhahili? Thua duhet ta kishin godit edhe me shkop gome.. ku i gjeni këto standarde, do të tregohem etik të të them më godit prapë?

Edi Rama: Doni apo nuk doni ju, unë jam kryeministri i Shqipërisë. Ju e kujtoni popullin shqiptar budalla, ju mendoni se shqiptarët i hanë brockullat me atë video, ju jeni viktima imagjinare të një regjimi imagjinar.

Agron Gjekmarkaj: Lela ka bërë heroizëm shtetëror, ju qenkeni drejtuesi i asaj dhune

Edi Rama: Policia e shtetit nuk është leckë që ta tërhiqni ju kur të doni dhe si të doni. Që goditja e godinës së teatrit ju ka goditur edhe juve unë e kuptoj, që s’më lini të flas tregon që jeni rëndë, nga dështimi i turpshëm i gjithë atij skenari skandaloz.

Gjekmarkaj: Do keni një fund diktatori keni uzurpuar cdo vulë e firmë në këtë vend.

Rama: Padre mund të flas unë? Sapo e përmende Jezu Krishtin…

Agron Gjekmarkaj: T’i qitë sytë ishalla. Keni dhunuar ndërgjegjen e një kombi të tërë

Edi Rama: Më lër ta mbaroj padre, po i the të gjitha do i thuash sërish se të njejtën gjë thua…

Agron Gjekmarkaj: Unë mendoja se ju do vini e të kërkoni falje. Policia është sjellë në mënyrë skandaloze, si një organizatë terroriste.

Edi Rama: Jeni viktima aktoriale.

Agron Gjekmarkaj: Unë besoj se ju silleni kështu, pasi do ikni sa duket në ndonjë ishull. Keni cuar mbi 1000 policë për Teatrin, edhe pse Shqipëria është vendi i kanabisit. Mjerë qytetarët që e hanë.

Alfred Lela: Polici politike, terroriste, me mercenarë brenda. Rreh. Ka rrahur djem të rinj në mënyrë shtazarake. Je bërë si ai që dikur shaje. Nuk jam prokurori, jam i dhunuari. Mos bëj sikur je i lënduar nga kjo.

Edi Rama: Mbarove fjalën zoti prokuror?

Alfred Lela: Jam i dhunuari që jetoj në shtetin që drejtohet nga ju.

Edvin Kristaq Xhelati dhe General Vasal Hashashi terrorizuan qytetaret me narkopolicine e armatosur gjer ne dhembe! sb

Publiée par Sali Berisha sur Jeudi 21 mai 2020

Shtazet me uniforme keqtrajtojne protestuesit paqesor. Denoj aktet shtazore te krimineleve me uniforme te Edvin Kristaq Xhelatit dhe ju bej thirrje qytetareve ne kembe per te permbysur sa me pare narkodiktaturen, shtetin armik te lirive te shqiptareve! sb

Publiée par Sali Berisha sur Mercredi 20 mai 2020

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY