Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Operacion antidroge në disa qytete, dalin detajet: 19 të arrestuar, mes tyre punonjës policie

20/05/2020
Operacion antidroge në disa qytete, dalin detajet: 19 të arrestuar, mes tyre punonjës policie
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës Drejtues Zef Laska, së bashku me Prokuroren e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës Rita Gjati, në konferencë për shtyp në lidhje me finalizimin e operacionit “Shënmëri 2020”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacion i shtrirë në disa qarqe të vendit si Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Gjirokastër, me mbështetjen e Forcave Lëvizëse Operacionale.

Mesohet se jane vene ne pranga 19 persona si dhe  sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov.

Te arrestuarit jane  për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, në bashkëpunim” dhe konkretisht:

SH. S., 29 vjeç, A. T., 50 vjeç, F. M., 20 vjeç, P. P., 61 vjeç, A. B., 36 vjeç, A. B., 52 vjeç, B. D., 27 vjeç, T. V., 40 vjeç, P. P. 46 vjeç, B. K., 36 vjeç, Sh. T., 46 vjeç, Z. M., 44 vjeç dhe R. T., 24 vjeç, nga këto 10 shtetas janë banorë të Kukësit, një shtetas banor i Lezhës, 1 i Pukës dhe 1 i Gjirokastrës.

Për shtetasit S. K., 41 vjeç, K. M., 26 vjeç dhe A. H., 34 vjeç, u bë njoftimi i masës së sigurisë “Arrest në burg” në IEVP Tiranë, pasi janë arrestuar për vepra të tjera penale.

Gjithashtu në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim e 3 shtetasve: B. K., Z. M. dhe B. C.

Nga strukturat e SHÇBA-së pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës janë arrestuar dy punonjës policie, shtetasi A. K., 49 vjeç dhe shtetasi R. C, 59 vjeç, për veprën penale ” Shpërdorimi i detyrës”. Ndërsa për oficerin e Policisë N. K, u mor masa e pezullimit nga detyra.

Dokumentimi i këtij aktiviteti kriminal është bërë pas një hetimi disa mujor nga strukturat e DVP Kukës në bashkëpunim me SHÇBA-në, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, duke aplikuar format dhe metodat speciale të hetimit, në kuadër të procedimit penal të nisur në vitin 2018, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Po gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi S. V., 41 vjeç, banues në Shtanë, Kukës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip automatik, si dhe në ambientet e jashtme u gjetën 54 kubikë me bimë të dyshuar narkotike kanabis.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/294698431534646/?t=2

/DRONI.al/

Tags: 19 te arrestuardetajetdrogekukesoperacioni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.