Trump i vë ultimatum OBSH-së: Keni 30 ditë kohë të bëni përmirësime,...

Trump i vë ultimatum OBSH-së: Keni 30 ditë kohë të bëni përmirësime, në të kundërt ngrijmë fondet

121
0
Shares

Presidenti amerikan Donald Trump i shkroi një letër urgjente shefit të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke e akuzuar se ka marre anën e Kinës gjatë pandemisë koronavirus.

Letra u be publike nga Trump të martën në mëngjes. Në letër, Trump tha që OBSH injoronte vazhdimisht raportet e besueshme të virusit që përhapej në Wuhan në fillim të dhjetorit 2019 ose edhe më herët.

“OBSH nuk arriti të hetojë në mënyrë të pavarur raporte të besueshme që binin ndesh drejtpërdrejt me llogaritë zyrtare të qeverisë kineze, madje edhe ato që vinin nga burime brenda vetë Wuhan”, tha ai në letër.

Ai më tej tha se OBSH kishte dijeni për një shqetësim të madh të shëndetit publik në Wuhan deri më 30 dhjetor 2019, i cili u komunikua gjithashtu nga autoritetet tajvaneze. “Por OBSH zgjodhi të mos ndajë ndonjë nga këto informacione kritike me pjesën tjetër të botës, me siguri për arsye politike.”

Trump gjithashtu ka kërcënuar që të ndalojë përgjithmonë fondet e OBSH-së dhe të rishqyrtojë anëtarësimin e Shteteve të Bashkuara në të.

Nëse OBSH nuk angazhohet për përmirësime të mëdha thelbësore brenda 30 ditëve të ardhshme, unë do të bëj ngrirjen time të përkohshme të fondeve të Shteteve të Bashkuara për OBSH-në dhe do të rishqyrtojmë anëtarësimin tonë në organizatë,” i tha Trump shefit të OBSH-së Tedros në letër.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY