KOMENT/ Ta perdoresh kulturen ne shërbim të korrupsionit

KOMENT/ Ta perdoresh kulturen ne shërbim të korrupsionit

123
0
Shares

Nga Sami Neza

Kryeministri Rama, me një gjetje aspak të denjë për të,publikoi sot në faqen e tij projektin e teatrit të ri në përpjekje për të qetësuar sadopak ndenjën e lënduar të mijëra e mijëra qyterarëve të vet. Publikimi ngriti një valë të re zemërimi dhe urrejtje që nuk është parë, artikuluar por sic duket as ndjerëkaq thellë, shprehur përmes komenteve poshtë tij, në të gjithëhistorinë e demokracisë në vend.

Njerëzit ndjehen të prerë në besë, disa të poshtëruar, të tjerë tëshpërfillur, ndërsa grupi që ndodhej në teatër, përvec gjithëkëtyre, edhe të rrahur, poshtëruar e masakruar prej policëve.

Projekti i ri nuk bën asgjë tjetër vecse e majis plagën duke e bërë atë edhe më të rëndë. Mijëra qytetarë nuk shohin kurrfarëreflektimi, as sa të vrasësit për viktimën, tek kryeministri i tyre. Një ndarje si me thikë, një hon që Edi Rama, mjeshtri i PR, që më shumë paguan për publicitet se sa për analiza financiare, kërkon ta mbushë po me mjetet e krimit, projektin e ri.

Propjekti i ri është mjet krimi pasi përmes tij u shndërrua nëligj nga parlamenti shqiptar vjedhja e tokës publike në favor tënjë oligarku. Në zemër të projektit nuk qëndron teatri i ri, as nevoja për një teatër të ri, as shqetësimi për një teatër me standarte, por të grupit të kullave, projektit të biznesit disa qindra miliona eurosh që frymëzoi edhe projektin e teatrit si koperturë dhe model edhe më i pamëshirmshëm se cdo rast tjetër, model ku kultura i shërben korruposionit. Mos pafshin hajër! Është njësoj si tí kthejmë kishat e xhamiat në vende ku punohet kundër perëndisë.

Kjo ishte edhe arsyeja që dialogu i ditës së fundit mes komunitetit dhe bashkisë së Tiranës nuk u bë. Dialogu që e kërkuan me ngulm edhe zyrat ndërkombëtare në Tiranë, biel edhe ato zyra që bashkëpunopjnë me qeverinë ditën dhe natën për të forcuar Organizatën e Qeverisë.

Nuk kishte si të bëhej një dialog midis ofertës financiarekorruptive dhe ofertës kulturore. Se si mund të ndajnë ide korrupsioni me kulturën. Se Budina mund të fliste me gjuhën e tij për vlerat e ndërtesës dhe historisë së saj. Po në anëntjetër nuk kishte një version tjetër kulturor. Por një version korruptiv. Prandaj qeveria dhe bashkia e nuk e bëri këtë debat. Se nuk mund të bënte një debat që e kishte të humbur bileedhe materialisht, pasi paratë e rindërtimit të teatrit ishingjetur nga Evropa Nostra, ishin gati për tu investuar. Kështu që pazari i Velisë për të shitur tokën publike për lekët e teatrit ishtë zhbërë. Nuk mungonte asgjë për një marrëveshjenormale pa kosto shpirtërore. Edhe pa kosto financiare po deshët. Dhe kjo ishte arsyeja se pse Teatri u shemb duke shembur ndërkohë urën që lidh qytetarët me pushtetin, që janëbesimi dhe dëgjimi i fjalës.

Projekti i ri që na paraqiti Rama, dhe që është që në krye tëdebatit po ai projekt, nuk është për teatër por për shopping center. Ai është në shërbim jo të audiencës së kulturës, por tëbiznesit. Audienca e teatrit sillet aty me biletë teatri dhe me pas shitet si klient tek dyqanet. Projekti i ri i mashtron ata qëshkojnë për teatrin atje. Është një projekt që kthen nga një oaz kulturor zonë e teatrit në një oaz biznesi ku secili nga aksionerët e oazit, që janë aksionerët e organizatës sëQeverisë, merr pjesën. Nuk po përmendim tashmë projeksione të tjera të stërthëna që e nxjerrin jashtë loje këtë projekt për zonën historike ku do ngrihet një ndërtesë e tillë, që nuk ngjan më pak keq se sa restoranti përballë me vetrata teke ngjyrëkafe mbi murin e kalasë së Tiranës. E shikoni urën poshtëteatrit në projekt, urë që të levizin njerëzit, është urë për tek dyqanet. Kjo është ura që lidh korrupsionin me bashkinë dhe qeverinë në vend të urës shpirtërore, urës së historisë dhe kujtesës.

Po  cili është argumenti tjetër për prishjen e teatrit. Argumenti tjetër ndërtohet kundër protestës duke margjinalizuar efektet e cdo proteste me projesionet e efekteve të saj në të ardhmen. Pra protestat janë ‘retro’ dhe projektet e Organizatës sëQeverisë ‘metro’.

Edhe Rama, edhe Velia e kanë fjalën për parkun e fëmijëve tëLiqeni, një tjetër projekt korruptiv. Ka qënë proteta  e opozitës dhe shoqërisë civile që pengoi që ai projekt, ashtu sic ishte fillimisht, me kafe dhe restorante, të mos shkatërronte Parkun e Liqenit. Veliaj dhe Rama gënjejnë ashiqare teksa thonë se protesta u bë kot. Protesta ndali kthimin një qendër biznesi tëtë vetmit brez të gjelbër të Tiranës një milionëshe. Ai projekt edhe sot është një projekt i keq dhe kushdo që të vijë pas barbarit në krye të bashkisë duhet ta prishë. Askush nuk dërgon fëmijën e tij tek LKiqeni që të kapet te muri por që tëvrapojë në lëndinë. Ai është projekt për brenda lagjeve, dhe për nga vendi që ka zënë i bie në qafë Tiranës. Fare pak fëmijë të një zone shumë të ngushtë, vetëm të Tiranës së Re mund ta shfrytëzojnë si park lojërash. Nëse ka sjellë dikush fëmijë nga Ali Demi, Porcelani, Poligrafiku, Kombinati, Unaza e Re, Zogu i Zi të luajë të Parku i Erionit, dhe vëtëm për këtë gjë, pranoj gjithë ditën se e kam gabim. Parku i fëmijëve u ndërtua për ti hapur gojën korrupsionit dhe ështërasti ku fëmijët u përdorën në shërbim të korrupsionit, ështërast i pamëshirshëm.

Rasti tjetër është ai stadiumit, sërish një formulë korruptive. Këtu protestat jo se dështuan, por nuk ndalën zullumin më shumë se vetëm para fasadës së vjetër të stadiumit që tashmëduket për gjynah, e dhunuar dhe e sakatuar nga vetratat kuq e zi, pa shije, nga kulla e lartë dhe e hollë si një hu. Stadiumi mund të ishte ndërtuar në një vend tjetër, edhe më i madh, pa sjellë gjithë trafikun në mes të Tiranës, dhe stadiumi që ishte rikosntruktohej dhe ruhej edhe si vlerë përdorimi, por edhe si traditë, edhe si dëshmi. Por jo, pasi vetëm në qendër të qytetit  toka shitet shtrenjtë dhe biznesi mund të bëjë Pazar. Stadiumi ka mbaruar por qytetarët e Tiranës e shohin gjithë ditën si rastin kur sporti vihet në shërbim të korrupsionit. Ndeshjen e parë që u luajt në atë stadium qindra karrige u thyen në shenjëprotetse për qëllimin që ishte përdorur sporti prej Organizatës së Qeverisë

Ndërsa në lidhje me Pazarin e Ri dhe Bulevardin e Ri, të dy ishin projekte në zbatim nga bashkia tjetër e Tiranës qëdrejtohetj nga Lulzim Basha. U bllokuan nga qeveria e Edi Ramës për ti marrë më të mirën në funksion të Organizatës sëQeverisë, tre katër vitet e fundit.

Kujdesi që ka pasur për trashëgiminë bashkia e Tiranës, kjo e Organizatës, është si kujdesi që ka ujku për qengjin në një ditëdimri në afërsi të tynelit të shembur të rrugës së Arbrit në malet e Martaneshit. Lista e vitit 2007 është sakatuar. Tëbëjmë një shëtitje më hartë në dorë dhe me listë në dorë për tëgjetur vilat që janë monument kulture. Nuk janë më. 160 leje ndërtimi për kulla, komplekse dhe pallate janë të mjaftueshme për të shembur gjithë kulturën, gjithë trashëgiminë për arkën korruptive të pushtetit.

Rama teksa flet për oligarkinë thotë se nuk ka të tillë nëShqipëri pasi sipas Ramës oligarkët janë ata që urdhërojnëqeverinë apo ndikojnë qeverinë për të marrë vendime. Nëdijeninë time, thotë Rama, nuk ka të tillë. Ashtu është. Edhe në dijeninë e oligarkëve nuk kanë urdhëruar ndonjëherë qeverinë, pasi qeveria dhe bashkia ofertohet vet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY