“Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Shembja e Teatrit bie era korrupsion

“Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Shembja e Teatrit bie era korrupsion

79
0
Shares

Lopata e ekskavatorit godet me forcë fasadën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Kulla mbi hyrjen kryesore të godinës shembet brenda një kohe të shkurtër. Një projektor ndriçon godinën sepse është akoma errësirë kur vihet në jetë – duke u gdhirë e diela – plani i këshillit të qytetit për prishjen e teatrit, i cili ka nevojë urgjente për rinovim. Plani zbatohet pa paralajmërim. Pavarësisht protestave masive.

Vendimi i pakthyeshëm

Për më shumë se dy vjet, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, një grup profesionistësh të teatrit, pushtuan Teatrin Kombëtar në Tiranë për të parandaluar prishjen dhe privatizimin e hapësirës publike në qendër të kryeqytetit. Që në korrik të vitit të shkuar pati një përplasje të rëndë mes policisë dhe protestuesve. Vetëm disa ditë më parë, këshilli bashkiak miratoi vendimin që ndërtesa historike të hapë rrugën për një ndërtesë të re. Komisionerja e BE, Mariya Habriel paralajmëroi kundër “vendimeve të pakthyeshme” dhe bëri thirrje për dialog.

Marrëveshja bie era korrupsion

Disa muaj më parë, ata donin t’i “dhuronin” një investitori 8 mijë metra katror ku është vendosur teatri. Në këmbim, ai do të ndërtonte një teatër të ri, dukshëm më të vogël, përveç kësaj parashikoheshin ndërtesa të larta dhe një qendër tregtare. Por marrëveshja bie era korrupsion. Ajo pengohej nga protesta e mbrojtësve të teatrit. Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe anëtar i Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, bëri lëshime. Ai premtoi se qyteti do e ndërmarrë vetë përsipër ndërtimin e ri. Projekti 30 milionë euro do të financohet përmes një kredie. Sidoqoftë, kundërshtarët vazhduan të mbrojnë idenë e një referendumi dhe rinovimin e ndërtesës ekzistuese historike.

Mëngjesin pas shembjes së papritur pati përleshje të dhunshme mes qytetarëve dhe policisë si dhe arrestime të shumta. Anëtarët e partive opozitare, Partisë Demokratike të Lulzim Bashës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim të Monika Kryemadhit, ishin mes protestuesve. Ata janë aleatë me mbrojtësit e teatrit. Në kundërshtim me prishjen, opozita shpalli me zemërim ‘protesta popullore’ në muajt e ardhshëm. Presidenti Ilir Meta, që është afër opozitës, i sheh veprimet e këshillit bashkiak si një krim kushtetues dhe moral. Kryeministri Rama, nga ana tjetër, e quajti mbështetjen e opozitës si një papërgjegjshmëri në kohën e ‘luftës’ kundër pandemisë. Pretendimi se qeveria po përdor kufizimet e rrepta të lëvizjes për të krijuar fakte në rastin e Teatrit Kombëtar, duket se është i vërtetë.

Në krah me opozitën

Por sa e sinqertë është pjesëmarrja e partive opozitare jashtëparlamentare në fatin e teatrit? Ky konflikt gjithashtu duket se është bërë një tjetër shesh beteje mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës. Kjo e fundit ka hequr tashmë dorë nga mandatet e saj parlamentare pothuajse në shkurt të vitit 2019, gjë që çoi përkohësisht në pamundësi të parlamentit në marrjen e vendimeve. Në çdo rast, qeveria përdori aleancën me opozitën për të nënvlerësuar protestat, duke thënë se kërkesat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ishin të motivuara politikisht. Opozita e luajti kaosin e krijuar rreth teatrit sepse dëshiron prej kohësh që të provokojë një krizë qeveritare.

Deri në vitin 2018, Teatri Kombëtar ishte ende i mbrojtur, kryebashkiaku Veliaj mohon që ka pasur ndonjëherë këtë status. Shoqata për mbrojtjen e monumenteve, ‘Europa Nostra’ e rendit godinën mes ndërtesave kulturore më të rrezikuara në Europë- siç është e qartë tani, me të drejtë. Në vitin 1939, teatri u ndërtua nën pushtimin fashist sipas planeve të arkitektit Giulio Berte me stil futuristik italian. Ajo i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore dhe diktaturës dyzetvjeçare komuniste. Edhe kjo e fundit e keqpërdori në mënyrë të përsëritur, për shembull si sallë gjyqi në të cilën akuzoheshin kundërshtarët e regjimit komunist. Pjesë e kësaj historie janë ndryshimet e shumta të emrit: Savoia, Kosova, Teatri Popullor, Teatri Kombëtar.

Lufta pasiononte për të ruajtur ndërtesën dëshmon ndjenjat për një godinë, që nuk janë kryesisht të motivuara estetikisht. Përkundrazi, godina është gdhendur në kujtesën kolektive të shumë shqiptarëve. Prishja nënkupton humbjen e një pjese të identitetit kulturor.

Kundër diktaturës

Protestuesit nuk u ngushëlluan as nga planet impresive për një godinë të re, me një skenë të hapur në çati, të projektuar nga arkitekti danez, Bjarne Ingels. Ata mendojnë se ky është fillimi i instalimit të një diktature. Teatri është bërë simbol i rezistencës ndaj arbitraritetit të perceptuar të qeverisë. Konflikti është po ashtu një simptomë e një ndarje të thellë të Shqipërisë përgjatë vijave partiake. Kastriot Çipi, regjisor dhe anëtar i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, i tha gazetës se rënia e teatrit e ka bërë të qartë situatën e rëndë kushtetuese në vend. “Është koha për një debat mbi ndryshimet kushtetuese,” thotë ai, duke bërë thirrje për reformë themelore elektorale. “Tani e tutje nuk jemi duke protestuar më për Teatrin Kombëtar, por kundër diktaturës”

Rrëzoni qeverinë

Kryetari Veliaj, që ka dhënë urdhrin për shembjen, mbajti një fjalim me tone pajtimi. Ai tha se dëshironte të shtrëngonte duart me ata që kanë mbetur zemërthyer. Tirana u përket të gjithëve dhe ka vend për të gjithë, tha ai. “Poshtë qeveria, thërrisnin protestuesit te rrënojat e Teatrit të tyre Kombëtar. Ndjesia se Tirana u përket të gjithëve duket se i takon të shkuarës tani pas këtij aksioni ‘natën me mjegull’.Lapsi.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY