Kur ka kaluar më shumë se dy ditë nga prishja e Teatrit, dhe nga protestat që e pasuan, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur aleatët në seli, në një takim të përbashkët dhe me ambasadorët e vendeve të BE-së.
Takimi do të mbahet në selinë blu, në prani edhe të ambasadorëve të huaj, mes tyre dhe të ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, i cili ditët e fundit nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për Teatrin, pëveç një postimi në Twitter ku shprehej i keqardhur se mes palëve nuk kishte pasur dialog.
Një ditë më parë Partia Demokratike dhe aleatët mbështetën protestën e thirrur nga Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit, ndërkohë që nesër do të ketë një tjetër tubim, detajet e të cilit nuk dihen ende.
vijon..
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/