Regjisori Edmond Budina kërkoi largimin e mënjehershëm të Erion Velisë nga kreu i Bashkisë së Tiranës. Ai është kriminel ndaj kulturës që është edhe krimi më i madh ndaj njerëzimit sepse ka vrarë shpirtin, tha Budina duke zgjuar entuziazëm në turmë.
Budina kërkoi nga Presidenti Meta që të shpërndajë një orë e më parë Parlamentin.
Ai bëri thirrje që të vijnë në protestë përfaqësues të të gjitha partive, të opozitës dhe pozitës kushdo që kërkon të mbrojë vendin e tij. Ne nuk duhet të na përcajnë, protesta jonë është për bashkim dhe jo përcarje, tha Budina.
Në vijim ai dënoi bllokimet e protestuesve nga rrethet e tjera por kërkoi nga ata që të protestojnë në qytetet ku janë.
Budina kërkoi që të shkojnë në burg të gjithë të korruptuarit ndërsa protesta të vazhdojë pa ndalje.
Në fund Budina kërkoi një minutë heshtje për reflektim që u shoqërua me pas nga thirrjet ‘Rroftë Teatri’, ‘Rrofte demokracia’, ‘Rrofte Shqiperia’.
Ne fund Budina tha se te marten nuk ka proteste per shkak te nates se Madhe te Kadrit , ndersa te merkuren protesta eshte ne 17.30.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/