Protesta pa afat, aktori Mehdi Malkaj tallet me Bashkinë

Protesta pa afat, aktori Mehdi Malkaj tallet me Bashkinë

128
0
Shares

Protesta është deklaruar pa afat. Edhe në lejen e kërkuar nga policia është thënë për një protestë që fillon në 16.30 dhe nuk është theksuar orari i përfundimit të saj.

Një ndër oratorët ishte edhe aktori Mehdi Malka i cili nuk i ka kursyer ironitë ndaj institucioneve të shtetit.

Malkaj teksa ngjitej në podiumin e improvizuar ka theksuar se protestuesit ishin futur në territorin e bashkisë.

Ndër të tjera aktori ka theksuar se vendi do të rregullohet kur të zhduken bandat, kontrabandat në vendin tonë dhe vendoset demokracia ose diktatura e ligjit.

“Qenkeni futur dhe nga territori i bashkisë mor aman. Miq ju lutem, mbani një minutë qetësi..(dëgjohen pëshpërima). Ja kjo është zhurma që na mban gjallë ne. Tek ky teatër. Spektatori. Këtu tek ne doli si fillim, banda, kontrabanda, pastaj anti-kondrabanda. Vendi do të rregullohet kur të zhduket banda, kontrabanda dhe antikontrabanda. Këto të treja të zhduken së pari duhet të vendoset demokracia, që për mua demokraci do të thotë diktaturë e ligjit që të jetë i vlefshëm për të gjithë që nga kryeministri dhe qytetarët e thjeshtë. Ju dua shumë, ju kam shumë xhan. Më keni mbytur me dashurinë që më falni nuk jua kthej dot të gjithëve”, tha Malkaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY