Basha: Opozita do te mbeshtese te gjitha protestat e Aleances

Basha: Opozita do te mbeshtese te gjitha protestat e Aleances

110
0
Shares

“ Opozita do të mbështesë të gjitha protestat e Aleancës për Teatrin. Kudo që do të ketë protesta, Partia Demokratike dhe opozita do të jetë në krah të tyre”, keshtu deklaroi sot pas protestes se te henes, Kryetari i PD, Lulzim Basha

Basha tha se i qëndroj kontratës së firmosur me Aleancën për rindërtimin e Teatrit në vendin ku ishte, siç ishte nga jashtë dhe të modernizuar nga brenda.

Ne vijim Basha tha se do të dërgohen para drejtësisë dhe prapa hekurave kushdo që është përfshirë në krim, nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj deri tek punonjësit më të thjeshtë.

Ne lidhje me nisjen per ndertimi e teatrit te ri Basha tha se koha e Edi Ramës po mbaron. “Nuk do të kenë kohë të vjedhin 30 milion euro të shqiptarëve. Bashkë me betejën për demokraci, do të fitojmë edhe betejën për t’u rikthyer shqiptarëve taksat dhe ekonominë”, tha ai.

Komunikimi me gazetaret:

Pyetje: Zoti Basha një koment i juaj. Sot ishte protesta e parë e Aleancës për Teatrin, u tha se do të vazhdohet të mërkurën?

Lulzim Basha: Opozita, Partia Demokratike do të mbështesë të gjitha protestat e Aleancës për Teatrin, këtu në Tiranë dhe në krah të qytetarëve. Kudo që do të ketë protesta Partia Demokratike dhe opozita do të jetë në krah të tyre. Siç e patë sot, siç e pa e gjithë Shqipëria, shpresa e Edi Ramës që përmes frikës, terrorit dhe barbarisë do të shuante energjinë dhe dëshirën e shqiptarëve për ndryshim , mori fund. Shkatërrimi i Teatrit nuk është fundi i Teatrit, i kulturës, i artit, i guximit dhe i lirive të shqiptarëve, por është fillimi i fundit të tiranisë dhe të teatrit që Edi Rama ka luajtur tash shtatë vjet me shqiptarët, me jetët e tyre, me ekonominë e tyre, me varfërinë, me papunësinë, me lirinë, me institucionet, me kushtetutën e vendit. Ky fund do të jetë i shpejtë dhe do të jetë çlirimtar për shumicën dërmuese të shqiptarëve. Ripërsëris edhe njëherë vendosmërinë time dhe të Partisë Demokratike, të opozitës së bashkuar, për t’i qëndruar kontratës së firmosur me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit për rindërtimin e Teatrit në vendin ku ishte sipas të gjitha përcaktimeve, siç ishte nga jashtë dhe të modernizuar nga brenda dhe për dërgimin para drejtësisë dhe prapa hekurave të gjithsecilit prej personave të përfshirë në këtë krim, nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj deri tek punonjësit të cilët shkelën ligjin natën e barbarisë, por që sot tregoi se nisi një ditë e re shprese, një ditë e re besimi të shqiptarëve te njëri-tjetri, tek Shqipëria, te demokracia dhe tek e nesërmja që nuk mund ta ndalë nata e errët e 17 majit.

Pyetje: Zoti Basha a do ta lejoni ndërtimin e teatrit të ri kur të fillojnë punimet?

Lulzim Basha: Nuk do të kenë kohë të vjedhin 30 milion euro të shqiptarëve. Nuk do të kenë kohë. Koha e tyre po mbaron dhe shqiptarët do të bashkohen që ato lekë t’ua kthejnë njerëzve që kanë më shumë nevojë, t’ua kthejnë të papunëve, t’ia kthejnë ekonomisë. Nuk do të ketë tjetër aferë 30 milionë euro zhvatje të parave të shqiptarëve për një apo dy oligarkë dhe xhepat e Edi Ramës dhe Erjon Velisë. Bashkë me betejën për demokraci do të fitojmë edhe betejën për t’i rikthyer Shqipërisë dhe shqiptarëve taksat e tyre dhe ekonominë e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY